Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme

Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme

Arta Dade

Në Festivalin e Këngës mbrëmjen e djeshme (22 dhjetor) ka qenë e ftuar edhe politikania Arta Dade.  Dade u rikthye për të shpërndarë një mesazh force dhe inkurajimi, për të gjitha gratë dhe vajzat.

Ajo u shpreh se kurrë nuk është vonë për të qenë të suksesshme, teksa shtoi se gratë e suksesshme i kanë ndryshuar fytyrën kësaj shoqërie, duke e bërë atë më të ndjeshme.

Fjala e plotë e Arta Dades:

Këto ditë në Festival kemi dëgjuar histori të zonjave, vajzave të suksesshme. Unë sot nuk do flas për veten time, se sigurisht në një jetë relativisht të gjatë ka sfida që kanë qenë zgjedhje e imja, ashtu sikurse kapërcimi i atyre ka qenë suksesi im. Sigurisht që ka pasur dhe vështirë, por në këto vështirësi ndjen gëzim, solidaritetin e miqve, mendjen e atyre që ti i vlerëson.

Unë shpresoj që vajzat e reja dhe gratë e reja që kanë vendosur të ndjekin një rrugëtim si ai i imi t’ju kem ndikuar sado pak në këtë rrugëtim. Shpesh herë në jetën tonë, kthehemi në kujtimet e fëmijërisë dhe pyesim veten si ndodhi që u gjenda në një skenë? Dikush mund të pyesë si ndodhi që u bëra një violiniste, dikush si ndodhi që fitova garën? Ka të tjerë që pyesin çfarë ndjeva kur qepa fustanin e parë dhe sigurisht këto kujtime na çojnë te nëna.

Nënat janë ato të parat që zbulojnë dhuntitë talentet dhe na ndjekin, na nxisin na marrin për dore na çojnë që ne ti zhvillojmë këto talente. Por, nënat që i kemi por edhe për ato që na kanë lënë, por përsëri i kemi në portretin tonë, në vështrimin e butë po dhe qortues, i kemi te dashuria për punën, i kemi dhe te dashuria për njerëzit, shkollën, librin vendin tonë. I kemi te rëndësia që ka dhembshuria dhe mirësia. Zonja dhe zotërinj të gjithë e dimë që ka një grupim të grave dhe vajzave të cilat kanë arritur suksesin me përpjekjet e tyre, me pasionin e tyre, me këmbënguljen, forcën e karakterit, ato kanë qenë vetvetja dhe e kanë vlerësuar veten.

Vajzat interpretuese, krijuese, këto vajza kanë shkëlqyer në këtë skenë por dhe në skenat e tjera në mbarë botën. Sigurisht, respekt për vajzat e skenës ekranit, gazetarët, artistet e mrekullueshme, por edhe për gratë e biznesit, gjithashtu edhe për pedagoget mësueset, fermerët, për diplomatet, për të gjitha kjo kategoritë e zonjave të vërteta që sfidat i kanë kapërcyer me kualifikimet e veta, me profesionalizmin e vet. Këto gra e kanë ndryshuar fytyrën e shoqërisë tonë. Dhe unë i inkurajoj që të vazhdojnë të përballojnë sfidat e tjera. Ne duhet të flasim me zë më të lartë që ato të dëgjohen. Asnjëherë në jetë nuk është vonë për të qenë e suksesshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit