Arta Dobroshi merr çmimin “Shooting Stars”

Aktorja kosovare Arta Dobroshi nderohet me çmimin “Shooting Stars” në ndarjen e çmimeve për aktorët e rinj më të mirë në Evropë.



Ceremonia u mbajt të hënën në mbrëmje dhe çmimet i ndau “European Film Promotion”.

Ky me siguri është një nga çmimet më të mëdha të karrierës së Dobroshit.



Ky çmim ka filluar të ndahet që në vitin 1988 dhe i vetmi shqiptar që e ka fituar më parë është aktori Nik Xhelilaj, i cili u nderua për rolin e luajtur në filmin “Shqiptari” me regji të Johannes Naber.



Arta dobroshi jo vetëm u vlerësua me pozitivitet për karrierën e saj por u pëlqye gjithashtu për veshjen me të cilën u paraqit në tapetin e kuq.

Ajo u shfaq me një fustan të zi të gjatë, i cili e bëri të dukej mjaft elegante.



Ajo u vlerësua gjithashtu dhe për rolin e saj në filmin “Tri botët”. Përveç Artës me këtë çmim u vlerësuan dhe disa aktorë të rinj nga vendet e tjera të Evropës.

(b.t/shqiptarja.com)

3/4
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej