Marku 'dush të ftohtë' prokurorëve: Keni zvarritur dosjet, lëreni politikën, hetoni pastrimin e parave

Kryeprokurorja Arta Marku ka kritikuar prokurorët e rrethit të Tiranës për hetimin e dosjeve. Në analizën vjetore të punës së këtij institucioni, drejtuesja e prokurorisë së përgjithshme u shpreh se Tirana ka ngarkesë, por kjo nuk justifikon zvarritjen e cështjeve pa justifikim duke i lënë prej vitesh në sirtar. Arta Marku kërkoi nga prokurorët që të hetojnë pastrim e parave, pasi sipas saj ka shumë pak cështje që janë regjistruar duke mos iu përgjigjur realitetit.

"Në prokurorinë e Tiranës ngarkesa ka qenë më e madhe dhe si duket ka ulur cilësinë dhe efektivitetin në punë. Nuk jeni përqendruar në cështje sa duhet. Çështje mjaft të rëndësishme janë zvarritur pa justifikim, rrinë në sirtar prej vitesh me një mungesë të theksuar përgjegjësie.

Për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ka shumë pak çështje që janë regjistruar dhe aq më pak që të jenë dërguar për gjykim. Kjo situatë nuk i përgjigjet aspak realitet dhe është një nga pikat e dobëta për të cilat Shqipëria ka marrë kritika të shumta nga komiteti Manival (institucioni i monitorimit të pastrimit të parave) dhe mund të penalizohet. Pra hetimet janë të pakta dhe jo të suksesshme për këtë vepër penale.

Përgjegjësia është e secilit prej jush dhe në një moment secili do të mbajë përgjegjësinë që i takon. Kërkoj që të vijoni që të punoni dhe kryerjen e veprimeve hetimore. Nëse veprohet shpejt nuk u lihet hapësirë spekulimeve. Prokuroria nuk mund dhe nuk duhet ti përgjigjet me deklarata çdo ngacmimi që vjen nga politika. Përgjigja e duhur është nëpërmjet ushtrimit të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, zgjidhjes së çështjes në kohë të arsyeshme dhe me profesionalizëm. Ushtroni funksionet tuaj në pavarësi të plotë larg çdo ndikimi, por duke krijuar praktikat tuaja që janë të njëjta në raste të ngjashme" tha Kryeprokurorja.

Ndërkohë që drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi kërkoi luftë më efektive ndaj krimit të organizuar. Analiza vjetore u drejtua nga drejtuesja e Prokurorisë së kryeqytetit, Elisabeta Imeraj. Pjesë e analizës është edhe puna e prokurorive të Matit, Dibrës, Kurbinit dhe Krujës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 28/03/2019 16:05

    ah moj korbe, si ke lene gje tik llalles...ti e bone hirre fare!!!

    Përgjigju
  • xreport: 27/03/2019 12:54

    du te shikoj fytyren e sali berishes ilir metes lulit dhe mones kur shikojne kete video.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje