TIRANË - Drejtori i policisë së shtetit, Artan Didi ka marrë pjesë në konferencën “Policimi në komunitet dhe parandalimi i krimit në Shqipëri, arritjet dhe sfidat” është shprehur se policia duhet të të përmirësojë shërbimet ndaj publikut dhe se duhet t’u përgjigjet nevojave të komunitetit e të angazhohet në zgjidhjen e tyre.
Gjatë fjalës së tij, drejtori Didi bëri të ditur projektin më të ri “Polici virtual” që është lançuar nga Policia e Shtetit.
Projekti “Polici virtual” që sipas Didit po vepron me sukses në disa vende të BE do t’u mundësojë qytetarëve që të njoftohen për sigurinë në zona të caktuara por edhe të bëjnë pyetje për shqetësimet e tyre.
Drejtori Policisë së Shtetit, Artan Didi shpreh besimin se me realizimin e projekteve do të rritet akoma më tej besimi i qytetarëve te policia.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com