Akademiku Artan Fuga ka një thirrje për Bashkinë e Tiranës. Në lagjen ku ai banon, dikush ka bllokuar hapësirat publike, në mënyrë që banorët të mos parkojnë automjetet e tyre pranë pallatit. Fuga e ka denoncuar me foto në rrjetet sociale këtë uzurpim që i është bërë vendeve të parkimit, duke vendosur aty masa betoni, të cilat Fuga i quan "helmeta". 

"Denoncim te Bashkia Tiranë! Bashkia Tiranë, te pallati 21, në një rrugice pingul me rrugën Him Kolli, ka bërë mirë që me antenat e veta ka vendosur një "helmetë" në daljen e garazhit nga pallati, dhe te kryqëzimi i rrugicës në fjalë me rrugën Him Kolli. Por dikush ka abuzuar rëndë me këtë dëshirë të mirë për të lehtësuar qarkullimin. Ka shtuar disa "helmeta" të tjera krejt të panevojshme duke krijuar shqetësime të sizifiane për banorët. Janë zënë tre vende veturash me "helmeta" pa asnjë funksion. Në emër të mjaft banorëve ngre këtë shqetësim. Tre familjeve u krijohen probleme. Harxhohet karburant kot sepse për të gjetur vend tre vetura sillen vërdallë. Rëndohet qarkullimi", shkruan Fuga, duke i bërë thirrje për ndihmë Bashkisë së Tiranës.

Postimi i Artan Fugës
Pse na krijoni shqetësime? Apo përfitoni nga durimi ynë?

Denoncim te Bashkia Tiranë! Bashkia Tiranë, te pallati 21, në një rrugice pingul me rrugën Him Kolli, ka bërë mirë që me antenat e veta ka vendosur një "helmetë" në daljen e garazhit nga pallati, dhe te kryqëzimi i rrugicës në fjalë me rrugën Him Kolli.

Por dikush ka abuzuar rëndë me këtë dëshirë të mirë për të lehtësuar qarkullimin. Ka shtuar disa "helmeta" të tjera krejt të panevojshme duke krijuar shqetësime të sizifiane për banorët. Janë zënë tre vende veturash me "helmeta" pa asnjë funksion. Në emër të mjaft banorëve ngre këtë shqetësim. Tre familjeve u krijohen probleme. Harxhohet karburant kot sepse për të gjetur vend tre vetura sillen vërdallë. Rëndohet qarkullimi.

Pse? 
Pse? 
Pse?

Apo sepse ndonjë privat dëshiron që te Myslym Shyri të shtohen veturat për parking me pagesë! Po na grrijnë "sabotatorët" që fusin grindjen midis pushteteve lokale dhe banorëve për qëllime fitimi. Lutemi, Bashkia Tiranë, nëse është edhe e këtyre banorëve, të na çlirojë nga këto "helmeta" "ushtarësh" në asfalt që abuzojnë dhe ekzagjerojnë një veprim të drejtë duke e bërë një torturë për ne.  

fuga
(Denoncimi i Fugës)

fotot
foto
(Fotot e postuara nga Fuga, përpara pallatit janë vendosur masa betoni)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com