Artan Fuga: E pamundur të zbatohet
marrëveshja para fundit të qershorit

1. Jam edhe mbetem i mendimit se pranimi i formulës Mcallister+ ishte dhe mbetet një sukses dhe mundësi pêr zgjedhje të lira dhe të barabarta.
 
2. Gjithçka tani varet nga saktësia dhe besnikëria e zbatimit të 20 pikave të saj, një më një dhe pikë për pikë. Cështja nuk është mbyllur.
 
3. Koha për ta zbatuar atë para fundit të qershorit është e pamundur. Duhet pak më shumë kohë përndryshe gjithçka rrezikon të futet në ujë.
 
4. Opozita nuk synonte Peleshin, por zgjedhje të lira dhe arriti gjithçka mund të arrihej. Të kërkohej heqja e kryeministrit para zgjedhjeve do të ishte jo vetëm e pamundur, por edhe të kërkoje fitoren e zgjedhjeve në tavolinë. Asnjëherë nuk jam shprehur për këtë sepse më dukej një objektiv pa funksion praktik.
 
5. Rëndësi ka që shqiptarët të votojnë për cilët të duan, çam, grek, i majtë, i djathtë, i qendrës, i paqendrueshëm, për këdo që nuk ka bërë krime.
 
6. Duhet të ndryshohet kodi elektoral i turpshëm. Për këtë duhen debatuar dhe folur në mënyrë transparente. Pa këto ndryshime gjithçka është e kotë.
 
7. Marrëveshja erdhi pas procedurash, dhe praktikash që lejonte republika e vjetër, hipokrite, e degjeneruar dhe dekadente. Por, nuk kishte si duket tjetër rrugë. Që këto horrore për qytetarin të mos përsëriten pa fund dhe Shqipëria të hyjë në rrugën që meritojmë ne qytetarët e nëpërkëmbur dhe skllevër të politikës, ne na duhet REPUBLIKA E RE!
 
8. Ndryshimet në pushtetin qendror duhen shoqëruar urgjentisht në pushtetin lokal, në nivel prefektash, drejtorësh të arsimit, taksave, legalizimesh, etj. Në nivel lokal ushtrohen presionet.
 
Këto janë qendrimet e mia!
 

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime

Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime