Artan Hoxha zbardh kronologjinë: Greku ishte i shtrirë dhe i pozicionuar kundër RENEA-s kur u vra me 2 plumba

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ zbuloi detaje të reja nga ngjarja ku u  ekzekutua minoritari grek në Gjirokastër. E ndërsa tregoi të gjithë kronologjinë, Hoxha tha se Kacifas u vra me 2 plumba, në brinjë dhe jo me snajper, por me një armë tip HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm. Në momentin e ekzekutimit, sipas gazetarit investigativ ai ka qenë i shtrirë i pozicionuar kundër RENEA-s.

Të gjitha të shtënat e tij ishin mbi makinën e policisë. Patrulla e policisë së Gjirokastrës me tre policë është njoftuar nga banorët pas ceremonisë. Shkoi në qendër të fshatit, policët kanë qenë brenda në makinë. Personi del dhe qëllon tek e tek, e ka kryer shërbimin ushtarak pranë forcave ushtarake greke. Është njeri i stërvitur. Të gjithë fishekët janë blindëshpues, prandaj te makina e policisë hyri dhe doli plumbi. Ai kishte 9 karikatorë, 270 fishekë blindëshpues. Në momentin që ka qëlluar patrulla nuk ka reaguar. Është kërkuar ndihma e policisë së Dropullit, janë nisur të katërt ata, sap i ka parë u lëshoi një breshëri tjetër. Arma ishte me shënjestër holografike. Pastaj u kërkua ndihma e RENEA-s. Ai kishte armë kallashnikov. Shkoi më pas në banesë ndërroi veshjen, mori një cantë me fishekë dhe momentin kur erdhën forcat speciale. Qëllimi i RENEA-s ka qenë lokalizimi i personit. Ai hyri me 5 persona të tjerë në kufi, por ku janë ata? Shërbimet shqiptare duhet të kishin informacion për këta. Kur erdhi RENEA ai u ngjit në lartësi dhe kontrollonte të gjithë lëvizjen. Ishin 15 efektivë të RENEA. Ai ka dashur të ikë në drejtim të kufirit grek. Por mbërritja shpejt e RENEA-s prishi skemën e tij. U bënë negociata në gjuhën shqipe, iu kërkua të dorëzohej, iu bë e qartë se nuk ka rrugë tjetër veçse të shpëtojë, iu qëllua pranë. Atje tani janë gjetur 38 gëzhoja. Operacioni zgjati katër orë, nata po vinte, ishte në një zonë kufitare. Ai nuk është vrarë në distancë të afërt. Ai është qëlluar me armatimin e ri, prodhim gjerman HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm, predhat janë tejshpuese. Nga ekspertiza rezulton se u godit me dy predha në brinjë nga e majta në të djathtë. Ai nuk u vra me snajper, RENEA e kishte një tip Sako Bereta, kalibër 308, por nuk është përdorur, pasi plagët do të ishin shumë të mëdha. Ai ka qenë shtrirë i pozicionuar kundër RENEA-s kur është qëlluar.

Artan Hoxha

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se forcat speciale kanë një protokoll të fortë dhe gjithçka që ka ndodhur në operacion është e regjistruar. Sipas tij vrasja nuk mundej që të parandalohej, pasi ai refuzoi negociatat dhe vendosi në rrezik jetën e efektivëve të RENEA-s.

Unë e kam ndjekur dhe përfundimisht jam i gëzuar se RENEA në një situatë të jashtëzakonshme kryen një operacion të suksesshëm. Edhe unë kam drejtuar forcat speciale, kam qenë pjesë e RENEA, kam drejtuar forcat elitare për tre vite. Arrij në përfundimin që personi i ndjeri, kur u ekzekutua ka qenë në një vend të favorshëm, ai ishte dominues, pasi RENEA ishte poshtë. Forcat speciale bënë një tentativë për të neutralizuar. Forcat speciale kanë një protokoll të fortë dhe gjithçka është e regjistruar gjatë operacionit. Kur RENEA është në operacion, zoti për të drejtuar është komandanti i grupit. Historitë e tjera se u dha urdhër për të vrarë një grek apo çfarë flitet nuk ndodh. Hetimet do i nxjerrin. Një pjesë e shoqërisë greke është e sëmurë. Qeveria shqiptare duhet të njoftojnë vendet e BE për të ndaluar këtë situatë që nuk ka pikë logjike. RENEA menaxhoi një operacion me sukses. A mund të parandalohej vrasja? Kjo është pyetja më absurde, pasi situata ishte atje, luftë. Janë bërë të gjitha përpjekjet që ai të dorëzohej.

Shkëlqim Hajdari

Për deputetin Nard Ndoka në rritjen e tensioneve mes dy vendeve ka faj kryeministri Edi Rama.

Është një ngjarje e rëndë që ka shkaktuar tension mes dy vendeve. Ka një acarim edhe në Greqi. Janë ato qarqet që kanë qenë aktive dhe tani janë riaktivizuar, por kjo ka ndodhur prej mungesës së komunikimit të qeverisë shqiptare. Rama bënte patriotin folklorik në mënyrë artificiale dhe kjo la një shije të hidhur te institucionet greke.

Nard Ndoka

Vrasja e minoritarit grek ka rritur tensionet mes dy vendeve. Në tre ditët e fundit në Athinë si pasojë e ngjarjes në Shqipëri janë djegur biznese shqiptare, ka pasur protesta cdo ditë para ambasadës dhe konsullatës sonë, ndërsa paraditen e sotme pati edhe një alarm për bombë në ambasadë, që rezultoi fals.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
Kërcënimi nga grekët, Hajdari thirrje drejtorit të policisë: Merrni në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha deklaroi sonte në emisionin Repolitix se kërcënimet ndaj tij kanë vijuar pas deklaratave lidhur me ngjarjen e vrasjes së grekut në Gjirokastër. Referuar ngjarjes, Hoxha tha se ka një presion për të shmangur të vërtetën.

Normal që kërcënimet kanë vazhduar. Nuk është problemi i madh ky, por që kemi 600 mijë shqiptarë të integruar atje dhe një klimë e tillë së pari rrezikon ata. Tjera është që hetimet të vijojnë qartësisht që të zbardhet e vërteta pa lënë asnjë fije dyshime, të jenë të palëkundura. Ka një presion të madh, që të shmanget e vërteta. Te grekët gjejnë skenarë nga më të çuditshmit. Ky i ndjeri është shtetas shqiptarë dhe grek, banonte në Shqipëri, është vrarë këtu. Hetimet duhet të kryhen nga Shqipëria dhe në fund i lind e drejta palës tjetër për ta ndjekur. Mediat greke kanë disa detaje që ne nuk i kemi, pasi agjencitë e zbatimit të ligjit atje, ministritë dhe forcat politike japin informacion. Këtu nuk flet askush.

Artan Hoxha

Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shtetit që të marrë në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha pas kërcënimeve që ka marrë nga ekstremistët grekë.

Gazetari Hoxha të vendoset në mbrojtje fizike. Tani ka bërë prezentë grupe kriminale, ngjarje të rënda, që janë bërë pjesë e hetimeve. Ky është rrezik potencial. Unë i kërkoj publikisht, që të bëjë prezentë në rrugë zyrtare kërcënimet. I bëj thirrje drejtorit të policisë së shtetit të marrë në mbrojtje gazetarin. Të zbulojmë kush janë kërcënuesit. Të hetohet kjo çështje. Kallëzimet të vendosin në lëvizje agjencitë. Duan ti mbyllin gojën Hoxhës.

Shkëlqim Hajdari

Shkak për vënien e Hoxhës nën shënjestrën e këtyre qarqeve ekstremiste greke ka qenë komenti i tij për ngjarjen e Bularatit, ku RENEA ekzekutoi minoritarin Kostantinos Kacifas, i cili për orë të tëra terrorizoi tërë këtë zonë, atë ditë në festë, duke qëlluar drejt uniformave blu me një armë kallashnikov të modifikuar.

Madje Kacifas kërcënoi jo vetëm forcat e policisë shqiptare dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë por dhe vetë përfaqësuesit grekë dhe shqiptarë të niveleve të larta të mbledhur për të festuar 28 tetorin në Bularat, duke i cilësuar tradhtarë. Mes të cilëve dhe ministren greke të Kulturës. Ekstremisti i armatosur grek arriti deri aty se me armë në dorë i dërgoi një mesazh dhe kryeministrit grek Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Rama, se do t’u vinte radha dhe atyre.

Gazetari Artan Hoxha bëri një koment të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku përgëzonte policinë dhe RENEA-n për ndërhyrjen profesionale, e cila shmangu marrjen e jetëve njerëzore të pafajshme. Ky postim i gazetarit arriti të bëhej lajm në dhjetra media greke, që në mënyrë aspak profesionale e kanë etiketuar Hoxhën me terma denigruese, duke nxitur drejt tij një lumë mesazhesh kërcënuese. Dhe nuk bëhej fjalë vetëm për mesazhe urrejtjeje racore ndaj Hoxhës, por janë qindra mesazhe që e kërcënojnë me jetë duke i thënë se tashmë “e kanë identifikuar, kanë foto dhe video të tij, dhe e dinë kush është”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komshiu: 31/10/2018 21:48

    O tano ata te rrujn koken e zbares se i beri paulo kosta te flininme sy hapur e jo me te bejn presion ty po ku ka grek trrim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu