Kërcënimi nga grekët, Hajdari thirrje drejtorit të policisë: Merrni në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha

Kërcënimi nga grekët, Hajdari thirrje drejtorit të policisë: Merrni në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha deklaroi sonte në emisionin Repolitix se kërcënimet ndaj tij kanë vijuar pas deklaratave lidhur me ngjarjen e vrasjes së grekut në Gjirokastër. Referuar ngjarjes, Hoxha tha se ka një presion për të shmangur të vërtetën.

Normal që kërcënimet kanë vazhduar. Nuk është problemi i madh ky, por që kemi 600 mijë shqiptarë të integruar atje dhe një klimë e tillë së pari rrezikon ata. Tjera është që hetimet të vijojnë qartësisht që të zbardhet e vërteta pa lënë asnjë fije dyshime, të jenë të palëkundura. Ka një presion të madh, që të shmanget e vërteta. Te grekët gjejnë skenarë nga më të çuditshmit. Ky i ndjeri është shtetas shqiptarë dhe grek, banonte në Shqipëri, është vrarë këtu. Hetimet duhet të kryhen nga Shqipëria dhe në fund i lind e drejta palës tjetër për ta ndjekur. Mediat greke kanë disa detaje që ne nuk i kemi, pasi agjencitë e zbatimit të ligjit atje, ministritë dhe forcat politike japin informacion. Këtu nuk flet askush.

Artan Hoxha

Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shtetit që të marrë në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha pas kërcënimeve që ka marrë nga ekstremistët grekë.

Gazetari Hoxha të vendoset në mbrojtje fizike. Tani ka bërë prezentë grupe kriminale, ngjarje të rënda, që janë bërë pjesë e hetimeve. Ky është rrezik potencial. Unë i kërkoj publikisht, që të bëjë prezentë në rrugë zyrtare kërcënimet. I bëj thirrje drejtorit të policisë së shtetit të marrë në mbrojtje gazetarin. Të zbulojmë kush janë kërcënuesit. Të hetohet kjo çështje. Kallëzimet të vendosin në lëvizje agjencitë. Duan ti mbyllin gojën Hoxhës.

Shkëlqim Hajdari

Shkak për vënien e Hoxhës nën shënjestrën e këtyre qarqeve ekstremiste greke ka qenë komenti i tij për ngjarjen e Bularatit, ku RENEA ekzekutoi minoritarin Kostantinos Kacifas, i cili për orë të tëra terrorizoi tërë këtë zonë, atë ditë në festë, duke qëlluar drejt uniformave blu me një armë kallashnikov të modifikuar.

Madje Kacifas kërcënoi jo vetëm forcat e policisë shqiptare dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë por dhe vetë përfaqësuesit grekë dhe shqiptarë të niveleve të larta të mbledhur për të festuar 28 tetorin në Bularat, duke i cilësuar tradhtarë. Mes të cilëve dhe ministren greke të Kulturës. Ekstremisti i armatosur grek arriti deri aty se me armë në dorë i dërgoi një mesazh dhe kryeministrit grek Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Rama, se do t’u vinte radha dhe atyre.

Gazetari Artan Hoxha bëri një koment të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku përgëzonte policinë dhe RENEA-n për ndërhyrjen profesionale, e cila shmangu marrjen e jetëve njerëzore të pafajshme. Ky postim i gazetarit arriti të bëhej lajm në dhjetra media greke, që në mënyrë aspak profesionale e kanë etiketuar Hoxhën me terma denigruese, duke nxitur drejt tij një lumë mesazhesh kërcënuese. Dhe nuk bëhej fjalë vetëm për mesazhe urrejtjeje racore ndaj Hoxhës, por janë qindra mesazhe që e kërcënojnë me jetë duke i thënë se tashmë “e kanë identifikuar, kanë foto dhe video të tij, dhe e dinë kush është”.


Lajmi kryesor:

Artan Hoxha zbardh kronologjinë: Greku ishte i shtrirë dhe i pozicionuar kundër RENEA-s kur u vra me 2 plumba


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!