Gazetari investigativ Artan Hoxha, tha se Ibrahim Lici, 26 vjeç, që dyshohet të jetë ekzekutori i vëllezërve Bilali më 30 mars në Shkodër, është arratisur nga Shqipëria. Në një koment në studion e Report Tv, gazetari Hoxha tha se Lici ka dalë jashtë vendit. Ai tha se shumë shpejt pritet të zbardhen edhe një sërë vrasjesh në kryeqendrën e veriut, që kanë sjellë krimet në seri mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.
Gazetari tha se Ibrahim Lici është vëllai i Muhamed Licit, i arrestuar dhe i dënuar pas operacionit të RENEA-s më 5 mars 2017 në zonën e Shirokës për gjobëvënie. Në këtë aksion u shoqërua edhe Ibrahimi - tha Hoxha.
"Grupi mbante në kontroll dy nga tregjet në Shkodër. Të gjithë tregtarët e tregjeve paguanin një tarifë mujore ndaj këtij grupi, një tarifë deri diku e përballueshme. Kur u godit grupi tregtarët kërkuan të liroheshin se me polici private nuk ishin të sigurt, dhe do u kushtonte më shumë", u shpreh gazetari investigativ.
Muhamed Lici u dënua me 13 vjet burg, përfitoi gjykim të shkurtuar, kujtoi gazetari Hoxha, teksa tha një detaj të fortë. "Ai mbahet nën masa të rrepta sigurie, që të parandalohet mundësia e goditjes së tij gjatë kohës që është në burg. Sepse në burgjet shqiptare ndodhen anëtarë të të dyja grupeve rivale", u shpreh gazetari.
Ai shtoi më tej se personi që ka qëlluar ndaj vëllezërve Bilali, dyshohet të jetë Ibrahim Lici, ndërsa dy të arrestuarit e tjetër, dyshohet të kenë qenë me të.
Rreth 1 muaj nga vrasja e dyfishtë e vëllezërve Bilali në qytetin e Shkodrës, Policia arrestoi dy nga autorët që dyshohet se kanë marrë pjesë në ekzekutimin në derën e shtëpisë të Astrit dhe Brahim Bilalit, 59 dhe 61 vjeç, ngjarje e ndodhur më 30 mars 2019.
Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit "Bajri" në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet që pikërisht lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës në këtë përplasje.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor, 17:32
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor, 17:00
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor, 19:20
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, chat-i i kriminelëve! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet e pagesat
26 Nëntor, 19:54
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''
26 Nëntor, 12:17
sa keq
Përgjigju