Artan Lame nga Himara: Banorët e Gjilekës marrin pronësinë e tokës

Kreu i kadastrës Artan Lame ka mbërritur këtë të shtunë në Kadastrën e Vlorës dhe i shoqëruar nga kryebashkiaku i Himarës ka dalë në një konferencë për mediat. Lame e ka quajtur sukses mbylljen e procesit të regjistrimit fillestar të fshatit Gjilekë , bashkia Himarë dhe sipas tij Gjileka është fshati i radhës që Kadastra kryen regjistrimin fillestar për 248 pasuri.

Lame u shpreh se në vitin 1994 është bërë ndarja e tokës bujqësore dhe fshatarët janë pajisur me AMTP (tapi) dhe që prej kësaj kohe nuk kanë mundur ta regjistrojnë tokën e fituar me ligjin 7501. Në mungesë edhe të hartës, poseduesit e tokës as nuk kanë mundur ta rrethonin tokën për shkak se nuk kishte hartë për kufinjtë.

Në mungesë të regjistrimit asnjëri prej tyre nuk mund ta shiste tokën në rrugë të ligjshme. Madje as kanë mundur ta mbrojnë nga grabitësit, pasi nuk kishin një dokument pronësie. Tani me dokumetin e pronësisë, banorët e Gjilekës mund ta shesin, të marrin kredi apo të ndërtojnë në tokën e tyre tashmë me certifikatë.

Regjistrimi fillestar në këtë zonë është i rëndësishëm për gjithë banorët, jo vetëm për ta gëzuar, por për tia ardhur në ndihmë edhe turizmit në këtë zonë bregdetare, është shprehur Lame ndërsa  në mënyrë simbolike i është dorëzuari një banori certifikata e tokës.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici