Drejtori i GKA-së Artan Shabani duke pritur delegacionin Turk
Tiranë, 21 Janar / ATSH - Në kuadër të shkëmbimeve artistike Turqi - Shqipëri, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, priti në një vizitë zyrtare ambasadorin turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar, themeluesen e Muzeut "Pera", (një nga më të njohurit në Stamboll),  Suna K?raç, kuratoren Beste Gürsu, drejtorin e Institutit Yunus Emre, Tayfun Kalkan, përfaqësues të ?KASD, Shoqata e Dialogjeve Ndërkulturore Artistike në Stamboll dhe artistë të rinj nga Turqia.
Vizita e miqve turq nisi me një vizitë në sallën e ekspozitave dhe linjën muzeale të GKA.
Drejtori i GKA-së Artan Shabani me delegacionin Turk
Më pas biseda u fokusua mbi mundësinë e promovimit të artit shqiptar pamor në Turqi dhe hapjen e një ekspozite në Muzeun "Pera" në Stamboll.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, drejtori i GKA, theksoi realizimin brenda kalendarit të vitit 2015 në GKA, ekspozitën e artistit turk Devrim Erbil.
/k.m//a.ke/