Arte pamore, Artan Shabani përcjell
“Refleksione nga Shqipëria” në Kuvajt

Arte pamore, Artan Shabani përcjell<br />“Refleksione nga Shqipëria” në Kuvajt
TIRANE- Ambasada shqiptare në Kuvajt në bashkëpunim me NCCAL dhe Galerinë tonë Kombëtare të Arteve çelën ekspozitën “Refleksione nga Shqipëria”. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në Muzeun e Arteve Moderne të Kuvajtit morën pjesë qytetarë, dashamirës të artit, përfaqësues të biznesit kuvajtian, medias, komuniteti shqiptar në Kuvajt etj.

Në ekspozitën, e cila qëndroi e hapur nga data 11 deri më 17 janar, ishin të pranishëm me punimet e tyre piktorët Shyqyri Sako, Ardian Isufi, Dhimitër Theodhori, Fani Zguro dhe Gazmend Leka. Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, si kurator i ekspozitës, tha se përzgjedhja e piktorëve pjesëmarrës u mbështet në disa pika të rëndësishme të mjedisit artistik dhe ndikimit të tyre si ndaj publikut vendas ashtu edhe ndaj atij të huaj.

Ai theksoi se rëndësia e kësaj ekspozite lidhet ngushtësisht me promovimin e artit shqiptar në mjedise të vendeve me potencial ekonomik të zhvilluar sikurse edhe me rëndësi politike të afirmuar dhe kulturë tjetër botëror. Dhe kjo kukturë, sipas tij, shërben për të lidhur urat e komunikimit midis popujve dhe dy vendeve tona. Sekretari i përgjithshëm i NCCAL-së, Ali Johua, në hapjen e ekspozitës u shpreh i kënaqur për prezantimin e punimeve të artistëve shqiptarë.

Ai theksoi se këta artistë janë të mirënjohur për kontributet e tyre në art me teknika të ndryshme duke filluar nga kostumografia, grafika, filmat, vizatimet, etj. Ambasadori i Shqiperisë në Kuvajt, Kujtim Morina e konsideroi ekspozitën si një kolazh që përfshin elementë të rëndësishëm të pikturës shqiptare tradicionale dhe moderne.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra

Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra