Arte pamore, artisti Anri Sala  
pjesëmarrës në “Artgeneve 2015”

Arte pamore, artisti Anri Sala  <br />pjesëmarrës në “Artgeneve 2015”
TIRANE- Në edicionin e 4-të të “Artgeneve” që u mbajt në Gjenevë të Zvicrës dhe do të jetë çelur deri më 1 Shkurt 2015 ka marrë pjesë edhe artisti i njohur dhe i vlerësuar në botë Anri Sala. Pjesëmarrja e artistit shqiptar erdhi pas fitimit të çmimit europian prestigjioz “Vincent” për artin bashkëkohor vitin që kaloi.

“Artgeneve 2015” ka mbledhur në këtë edicion 70 galeri nga 14 shtete të ndryshme dhe disa ekspozita dhe performanca jo komerciale të inspiruara nga tema e këtij edicioni “Qendrat & Periferitë”/“Centres & Peripheries”. Ndër ekspozitat e këtij viti janë “A no-shoë” nga Joanna Ëarsza kuratore e Manifesta X, ekspozitë me punë të zgjedhura nga koleksioni i Eric & Suzanne Syz kuruar nga Nicolas Trembley, etj.

Një vepër nga Ugo Rondinone nga koleksioni Ringier dhe një vepër nga David Zink Yi nga një koleksion privat do të jenë disa nga instalacionet. Anri Sala dhe kolektivi M/2 kanë performuar Artgeneve - Musique në Villa Sarasin. Artisti Sala është vlerësuar gjithmonë në aktivietet ndërkombëtare të arteve pamore për idetë e tij konceptuale. Në këtë aktiviete ka qenë edhe drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli, që është i ftuar nderi në edicionin e 4-të të “Artgeneve”.

Si i ftuar nderi i “Artgeneve”, Shkololli ka pohaur se do të vizitojë disa institucione si Ethnographic Museum of Geneva (MEG), Archive Antonio Saura Foundation, Martin Bodmer Foundation, the Contemporary Art Center, Le Lignon etj. Artgeneve është një sallon dhe ekspozitë e artit, qëllimi i të cilit është të krijojë një platformë artistike në Suisse Romande - në piken e artit bashkëkohor, artit modern dhe dizajnit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Inter barazon në fund 1-1 Lazion, tifozët spektakël në stadium

VIDEO/ Inter barazon në fund 1-1 Lazion, tifozët spektakël në stadium