Arte pamore, Rama: Shqipëria flet
me gjuhën e kulturës në Londë

Arte pamore, Rama: Shqipëria flet<br />me gjuhën e kulturës në Londë
TIRANE- Dy artistët shqiptarë, Edi Hila and Adrian Paci, janë shoqëruar dje nga kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të “Beyond Entropy Europe”, e  prezantuar më parë edhe në Bienalen e Venecias. Artistët shqiptarë Hila e Paci janë prezantuar dje në “Lecture Hall” në AA School në Londër. Lajmi konfirmohet edhe nga vetë kryeministri Rama nëpërmjet rrjetit social Facebook, i cili shkruan se ndodhet “Në AA, galeria e famshme e Architectural Association në Londër, për riçeljen e ekspozitës së suksesshme shqiptare të Bienales së Venecias.

Së bashku me Edi Hilën e Ardian Pacin për të rrëfyer përsëri, me fjalë e me vepra, Shqipërinë që ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër”. Më tej kryeministri Rama ka theksuar se Shqipëria përfaqësohet me gjuhën e kulturës në zemrën e një metropoli europian. Konkretisht kryeministri shqiptar e komenton ngjarjen me këto fjalë: “Shqipëria do të flasë përsëri me gjuhën e kulturës europiane në zemrën e një metropoli EU ku shpesh shqiptarët janë paragjykuar si keqbërës”.

rama

I ftuar në debatin mbi ekspozitën e artistëve shqiptarë ka qenë edhe kuratori Mark Cousins, krtik i njohur i artit dhe regjisor, i cili i ka kushtuar Shqipërisë edhe një dokumentar. Sot po në këtë sallë, Cousins do të ketë një leksion të hapur për studentët, ku do të diskutohet edhe rreth veprës së artistëve shqiptarë “Beyond Entropy Europe”, e cila është prezantuar në edicionin e 14-të Bienales së Venecisë.
Puna e Edi Hilës është pjesë e koleksioneve në Centre Pompidou, Ville de Paris e René Block, ndërsa Paci ka marrë pjesë edhe më herët në Bienale.

 “Potential Monuments of Unrealised Futures” tenton të sjellë një analizë mbi artin bashkëkohor në Shqipëri, ndërsa eksploron sesi moderniteti është absorbuar me anë të reflektimit të dinamikave sociale e kulturore. Shqipëria propozoi që të përfaqësohej me dy artistë dhe jo arkitektë. Ata shkuan me “Beyond Entropy Europe” e propozuar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, e cila u konsideruar si një interpretim i gjetur i temës së kësaj ekspozite përcaktuar nga kuratori i saj, Rem Koolhaas, “Absorbing Modernity: 1914 – 2014” (“Absorbimi i Modernitetit: 1914 – 2014”), i cili ishte shprehur se: “Fundamentals” (titulli i ekspozitës që do të kurohet prej tij) do të jetë një bienale që do t’i kushtohej arkitekturës dhe jo arkitektëve.”

Kuratorët që mbështesin pavijonin shqiptar “Beyond Entropy” janë një agjenci kërkimi në arkitekturë, urbanizëm dhe në fushën e analizave kulturore, që përdor konceptin e energjisë si një mjet për të hartuar forma të reja të arkitekturës përtej retorikës së qëndrueshmërisë. Adrian Paci prezanton video-instalacionin “Kolona”, një përrallë vizionare që flet për delokalizimin e punës, transformimin e traditave dhe ballafaqimin mes kulturave, një metaforë vizuale dhe enigmatike.

Edi Hila prezanton “Penthouse” (Shtesat) – cikli i tablove që sjellin një vështrim në urbanistikën “postmoderne” shqiptare. Në veprat e Hilës tregohen pallate të larta, nga ato që kanë mbirë kudo në Tiranë, mbi tarracat e të cilëve janë ndërtuar apartamente shtesë.
 
Kujtesë për Hilën dhe Pacin
Edi Hila ka lindur në Shkodër në vitin 1944. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare, mes të cilave Bienalja e Venecias (1999), “After the Wall” në Muzeun Modern Stokholm (1999), në muzeun Hamburger Bahnhof të Berlinit, në muzeun Ludwig të Budapestit (2000), “Blood and Honey – Future’s in the Balkans” në muzeun Essl të Vienës (2003), dhe në Bienalen e Liverpulit (2010). Veprat e tij bëjnë pjesë në koleksione të Qendrës Pompidou, Ville de Paris, René Block dhe në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë.

Adrian Paci ka lindur në Shkodër, Shqipëri në vitin 1969. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare. Disa nga ekspozitat e tij personale më të rëndësishme mund të përmendim: “Adrian Paci” PS1, MOMA, Neë York (2005); “Motion Picture(s)”, Kunsthaus Zurich (2010); “Lives in transit”, Jeu de Paume, Paris (2013); MAC, Musée d’art contemporain de Montréal, Montréal (2014). Ekspozita kolektive: Bienale e Venecias (2005); “Street and studio in urban history of photography”; Tate Modern, Londër (2008); “Unfinished Journeys”, National Museum of Arts, Oslo (2012); dhe “Neighbours”, Istanbul Museum of Modern Art, Istanbul (2014).

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif