Që njeriu nuk ka instikte e thotë edhe Platoni, tek “Protagora”; Platoni thotë se Zeusi, ngarkoi Epimetheun [ai që mendon mbrapa] ti jepte cdo gjallese të tokës nga një dhunti, vyrtyt. Ai këtë bëri, por kur arriti tek njeriu, nuk i kishte mbetur më gjë për të dhënë. Ateherë Zeusi ngarkoi vëllain binjak të Epimetheut, Prometheun [ai që mendon përpara] tu jepte njerëzve vyrtytin e tij. Dhe ai u dha dhuntinë e tij, parashikimin. Në ndryshim nga kafsha njeriu ka uri edhe kur është i ngopur, sepse parashikon se do të ketë uri, dhe kjo i lejon që të organizojë mendjen.

Prometheu u dha njerëzve gjithashtu dhe [Techne] teknikën, aftësinë e fjalës dhe të të shkruarit, aftësinë për të llogaritur numrat, përdorur zjarrin, etj. etj. Në vend të instikteve biologjike njeriu ka teknikën. Duke qenë të udhëhequr prej mekanizmit të instikteve, kafshët që kur vijnë në jetë e dinë mirë se cfarë duhet të bëjnë, ndërsa për njeriun, për të mësuar se cfarë duhet të bëjë dhe se si duhet ta bëjë, nuk mjafton gjithë jeta.