Artistët austriakë japin koncert
simfonik në Tiranë

Artistët austriakë japin koncert<br />simfonik në Tiranë
TIRANE- Dy artistë të mirënjohur austriakë, dirigjenti Konstantin Ilievsky dhe violinisti Daniel Auner, do të japin në Tiranë një koncert simfonik. Koncerti do të jepet më 17 Maj në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Konstantin Ilievsky dhe violinisti Daniel Auner do të jenë sot të pranishëm në orën 14.30 një konferencë për shtyp, ku do të flasin për përmbajtjen e koncertit dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës. Për dirigjentin Konstantin Ilievsky, nuk është hera e parë që vjen në Shqipëri. Ai ka ardhur edhe herë të tjera për të drejtuar disa koncerte me Orkestrën e Radiotelevizionit shqiptar në Tiranë.

K.Ilievsky është një dirigjent me emër, jo vetëm në Austri, por edhe në teatrot ndërkombëtare. Ai do të dirigjojë me orkestrën e TKOB-it muzikën e Mozart, Schubert-it dhe Beethoven-it. Konstantin Ilievsky u lind në një familje muzikantësh të famshëm bullgarë. Ai filloi studimet e pianos në moshën 5-vjeçare dhe në moshën 13-vjeçare vazhdoi studimet në Bratislavë. U diplomua si dirigjent kori dhe orkestre. Më tej vazhdoi studimet në Universitetin e Muzikës në Vjenë ku u diplomua në kompozicion dhe në dirigjimin e orkestrës. Ka punuar me shumë solistë të njohur ndërkombëtarë, si: Svetlin Roussev, Ludmil Angelov, Ludmila Peterkova, Margarete Babinsky, Georgi Cherkin, Celine Roscheck, Lucia Kopsova, Rita Nikodim, Barbara Moser, Robert Buschek, Adil Fedorov, Jiye Lee, Petra Chiba, Bojidar Noev, Angel Stankov, Iossif Radionov dhe shumë të tjerë.

Pjesët që do të luhen në koncertin simfonik të ditës së shtunë janë: Mozart, uverturë "Flauti Magjik"; Schubert, "Simfonia e 9-të" në Do maxhor; Madhështorja D 944 e Beethoven - Koncert me violinë. Muzika e këtyre kompozitorëve të shquar do të përcillet në publik prej violinistit të shquar austriak Daniel Auner. Ai është fituesi i disa konkurseve me violinë dhe ka fituar eksperiencë të madhe brenda dhe jashtë vendit. Si një solist ai ka dhënë koncerte  nëpër Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Amerikën Latine, Afrikën e Jugut dhe Azi. Daniel Auner është ndikuar veçanërisht nga koncerti me violinë i Alban Berg. Në 8 Mars 2012, Die Presse, shkruan: “Vjena po dërgon nëpër botë talente të shkëlqyer”. E gjitha kjo, përkthehet në një maturim artistik të violinistit vienez Daniel Auner. Nëpërmjet saktësisë së tij stilistike, fleksibilitetit muzikor dhe inteligjencës, ai është i aftë t’i japë interpretimeve të veta, në kohë të ndryshme, një autenticitet mbresëlënës.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit