Artistët i bashkohen lëvizjes
“Të pastrojmë Shqipërinë”

Artistët i bashkohen lëvizjes<br />“Të pastrojmë Shqipërinë”
Juliana Pasha, Alban Skënderaj, Miriam Cani, Besa Kokëdhima dhe shumë artistë të tjerë i janë bashkuar nisëmës “Të pastrojmë Shqipërinë”.

“Më kujtohet fëmijëria ime, kur i gjithë pallati mblidhej një ditë të diele dhe të gjithë kontribuonin në pastrimin e lagjes dhe të qytetit tim Burrelit. Ishte jo vetëm një kohë e kaluar bukur por, edhe një mundësi për të dhënë kontributin tënd në komunitet.

Shpresoj ta merrni parasysh këtë mesazh”, - shkruan këngëtarja Juliana Pasha, duke u sensibilizuar me këtë nismë. “Bëhuni pjesë dhe ju! Është koha për të vepruar..” është mesazhi që jep Alban Skënderaj për të gjithë fansat e tij, duke bërë që të solidarizohen më 22 nëntor.

Ndërsa, këngëtarja Besa Kokëdhima shkruan “Një nisëm e mrekullueshme! Bëni një vend dhe për mua! Shqipëria mbi të gjitha”. 

Projekti “Ta pastrojmë Shqipërinë” është një lëvizje vullnetare rinore për të përmirësuar jetët e të gjithëve ne, duke na mundësuar një mjedis më të pastër dhe me sa më pak mbeturina të dëmshme për shëndetin.
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve