Artistë nga Europa inspektojnë
Gjurmë të Komunizmit në Gjirokastë

Artistë nga Europa inspektojnë<br />Gjurmë të Komunizmit në Gjirokastë
Një pelegrinazh interesant me artistë nga Europa Lindore dhe rajoni ka nisur të martën në mbrëmje në qytetin e Gjirokastrës. Rrugicat e kalldrëmta janë gjallëruar nga grupet e artistëve të multimedias, eseistëve, piktorëve, fotografëve nga Ballkani e Europa Lindore.
 
Artistët nga Rumania, Bullgaria, Serbia, Kosova, Lituania e më gjerë kanë vizituar banesën e disidentes Musine Kokalari dhe shtëpinë e ish diktatorit Enver Hoxha. Shkrimtarja Luljeta Lleshanaku shprehet se qëllimi i këtij turi është informimi me historinë komuniste të njëri-tjetrit dhe dokumentimi përmes artit të asaj periudhe.
 
“Secili prej tyre nuk mund të mos e evidentojë faktin se përsa u përket gjurmëve të komunizmit në Europën Lindore, trashëgimia e tyre po zhduket në mënyrë marramendëse”, tha Leshananku
 
Walter Glos drejtor i fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri shprehet se projekti lindi si rezultat i një bisede me kolegun që mbulon Serbinë dhe Malin e Zi.
 
“Këto ekspedita donim t’i shoqëronim me përmbajtje dhe tematika të ndryshme. Kjo është përpjekja e parë në rajon që bëhet përmes artistëve e fotografëve që i perceptojnë gjërat krejt ndryshe nga shkencëtarët dhe kanë një mënyrë tjetër të përcjelljes së eksperiencave e informacioneve. Nëse e shikojmë politikisht, mund ta fusim tek procesi i Berlinit të iniciuar nga Merkel, ku synohet rritja e komunikimit në Ballkanin perëndimor. Me gjithë këtë udhëtim Gjirokastra është një vend i rëndësishëm se këtu ka gjurmë të viktimave e të shkaktarëve të viktimave sic është vendlindja e diktatorit dhe banesa e Musine Kokalarit, njërës prej viktimave të komunizmit”, tha Walter Glos, drejtor i KA.
 
Miodrag Krkobabic artist i multimedias në Beograd, shprehet për Report TV, se të dënuarit politikë në Shqipëri, kanë qenë më të torturuar sesa në Serbi në kohën e komunizmit.
 
“Të gjithë ne në Ballkan ndajmë një fat të përbashkët dikush me histori të njëjtë, dikush tjetër me histori të ndryshme dhe kjo më ka shtyrë të merrja pjesë në këtë tur me disa kolegë të mi në Shqipëri. Mendoj se nuk kemi çfarë të ndajmë me njëri-tjetrin veçse të sillemi si miq apo vëllezër”, shprehet Miodrag Krkobabic
 
Pyetjes nese ka ndryshime mes komunizmit serb dhe shqiptar, Krkobabic i përgjigjet:
 
“Sigurisht që ka, sepse këtu mesa po shikoj ka qenë më brutal mënyra e trajtimit të të burgosurve politik ndërkohë që tek ne ka pasur dënime më të lehta sesa këtu për pikëpamjet politike. Këtu duken qartë se përveç burgosjes ka pasur edhe internime që tek ne nuk kanë ekzistuar”.
 

Grupi i artistëve nga Europa Lindore pas vizitës në Gjirokastër sipas shkrimtares Lleshanaku do të vizitojë Bunkart 1 dhe Bunkart 2 në Tiranë. Vizita synojnë inspektime në të gjithë vendin për të identifikuar zonat ku pushteti komunist, trajtonte kundërshtarët e regjimit.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën