TIRANE- Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit dje para shfaqjes së koncertit "Stabat Mater” dhe “Alto Rapsody Op. 53” kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë proteste. Ata nuk e kanë marrë ende pagën e muajit qershor dhe pretendojnë se “arsyeja e mosmarrjes së pagës së muajit të kaluar është presioni i drejtorisë së këtij institucioni për shumicën e artistëve që ende nuk kanë qenë dakord me kontratat e reja dhe nuk i kanë firmuar ato ende”.
Ndaj dje para shfaqjes artistët e kanë lënë skenën bosh dhe instrumentet muzikore të shpërndara në skenë pa praninë e askujt.
/Shqiptarja.com
Ndaj dje para shfaqjes artistët e kanë lënë skenën bosh dhe instrumentet muzikore të shpërndara në skenë pa praninë e askujt.











