TIRANE - Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit kanë shfrytëzuar terrenin e protestave të të shkarkuarve nga puna për të refuzuar kontratat e reja të punësimit. Këtë herë protesta e artistëve u shoqërua me një peticion dorëzuar drejtorisë së TKOB. Artistët kanë shprehur shqetësimin se nëse këto kontrata me afat të përcaktuar nuk nënshkruhen, ata do të ngelen pa punë dhe vendet do shpallen të lira.
“Kontrata të na ofrohet individuale, jemi kundër asaj kolektive”, janë shprehur dje artistët. Ndërsa pjesa më e madhe e stafit vazhdon punën me ngjitjen premierave në TKOB, në grupin e protestuesve përfshiheshin më së shumti të larguarit nga administratat e marketingut dhe asistencës së këtij institucioni.
Një muaj më parë artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit protestuan vendimin për nënshkrimin e kontratave individuale 3-mujore e 6-mujore. Pas negocimit të grupeve përfaqësuese të tyre me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, një muaj më parë u ra dakord që të shtyheshin kontrata deri në 1-vjeçare.
Ra një heshtje pas deklaratave të ministres Kumbaro “se reforma është e pakthyeshme” dhe drejtorit të TKOB-it se “nuk do të largohen artistët e nga vendet e punës”. Tashmë projekti i reformimit të teatrove kombëtare me kontrata që do të lidhen sipas meritave artistike është vendosur përfundimisht nga MK. Drejtori i TKOB-it, Ilir Kerni shprehet për “Shqiptarja.com” se “ne i kemi thënë ato që kishim për të thënë. Artistët është mirë që të firmosin kontratat e reja, sepse sistemi i kontratave është një sistem nga i cili do të fitojnë të gjithë ata që duan të punojnë dhe që do të meritojnë statusin e artistit. Kerni jep përgjigje edhe për vendimet e ministrisë, ku shton se MK do hartojë të gjithë sistemin, ku përfshihen pensionet, statusi, etj. Gjithashtu Kerni mohoi se kontratat janë kolektive, “çdo artist ka firmosur kontrata të ndryshme”. Sipas tij ky është një sistem që do të shtoj konkurrencën dhe do të rregulloj standardet në TKOB.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com