Artistët ‘emigrantë’ rikthehen për shfaqje në atdhe

Si rrallëherë artistët që krijimtarinë e tyre e kanë ngjitur në skenat ndërkombëtare, bëhen bashkë për një perfomancë artistike mbrëmjen e 8 gushtit në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Orikut.

Arti muzikor i kompozitorit Aulon Naçi, teksti i aktorit Aleksandros Memetaj dhe lëvizjet koreografike të Errik Nour takohen së bashku në “shtëpinë” e tyre. Muzika bashkëkohore e kompozitorit do të shoqërojë me një ansambël monodramën e interpretuar nga Aleksandros Memetaj, që vjen nëpërmjet fjalëve dhe lëvizjeve të trupit.

“Shqipëria, shtëpia ime” nga Aleksandros Memetaj ka në qendër historinë e nënave shqiptare, të cilat presin në buzë të detit apo edhe në prag të shtëpive fëmijët e tyre. Monolog ky që, sipas aktorit, është frymëzuar nga  pozitë edhe këngët popullore të Jugut, por edhe nga letërsia e shkrimtarëve shqiptarë.

Aleksandros Memetaj ishte vetëm gjashtë muajsh, kur Vasili, i ati e mbante mbi shpatulla para se shkelte në tokën italian, edhe këtë panoramë ai e kujton fare mirë nëpërmjet artit të tij.

Artistët që rikthehen në tokën amë, i bashkon jo vetëm një dritare, pas së cilës fshihen tregimet e jetës, por edhe kujtimet e mbrojtura nga muret e akullt.

Shfaqja e shkruar dhe interpretuar nga Aleksandros Memetaj, “Albania casa mia” (Shqipëria, vendi im), deri më tani numëron qindra spektatorë në Itali, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Iniciativa e artistëve vjen, si një dëshirë e mirë, që arti të dëgjohet, por edhe për të shijuar një mbrëmje ndryshe. 

 

Aleksandros Memetaj – teksti dhe interpretimi

Errik Nour – koreografia dhe interpretimi

Ardita Bufaj – piano

Elton Balla – fizarmonikë

Solen Alla – bariton

Mirjan Sulovari – perkusion

Dejon Bendaj – violinë I

Vilson Guri – violinë II

Albana Kola – violë

Enea Nushi – violonçel

Skenografia – Realda Malo

Regjia – Neritan Mehmetaj

Muzika dhe drejtimi artistik: Aulon Naçi

 

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025