Artistët rimëkëmbin 'Onufrin' që mbylli Kumbaro, ekspozita çelet në Galerinë e Arteve të Kosovës

Të jesh artist sot në Shqipëri, nuk është fort e lehtë. Por fill pas mbylljes së konkursit ndërkombëtar “Onufri”, pas edicionit XXIII nga ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dy kuratorët Ardian Isufi dhe Elton Koritari rikthejnë të rimëkëmbur këtë konkurs, si një  hapësirë arti që nuk duhet t’u mungojë artistëve shqiptarë. Kuratorët na rrëfen se mbyllja e “Onufrit”, nuk mund të kalojë me një mospërfillje të thjeshtë, edhe përveç artistëve shqiptarë askush nuk mund të ndihen në një farë mënyre zot i kësaj ekspozite.

 “Që do të mbyllej ‘Onufri’ dihej, Ministria e Kulturës krijoi edhe ekuivokun që e mbylli GKA, por unë edhe Isufi jemi kurator edhe kërkojmë një hapësirë për të bërë një tentativë, jo për të sjellë ‘Onufin’ siç ishte, por për të ndërtuar një lëvizje, që nëpërmjet artit pamor të krijohet një shembull edhe një rrymë brenda sistemit”, shprehet kuratori Elton Koritari.

Tema që do të trajtohet këtë vit në këtë konkurs është #OPEN. Ekspozita kërkon të aktivizojë artistët shqiptarë, në mënyrë të veçuar ose kolektiv, që ndërmjet konceptit të “kontestimit dhe vetëdijesimit” të jap kontributin e tij për fenomene akute sociale, shoqërore, politike, etj.

“Tematikat do të marrin sienergji nga kontekste sociale, shoqërore edhe politike. Tematika do të jetë në varësi të propozimit të idesë së artistit. Ajo që ka të veçantë ‘Onufri remade’ është që artistët edhe kuratorët po komunikojnë në një kohë shumë të gjatë, për të sjell një tërësi, ku nga vepra në vepra të prezantojmë fenomene të caktuara. Ka disa forma, denoncimi apo dëshmie artistike, që artistët do të marrin në konsideratë”, shprehet artisti Ardian Isufi.

Elton Kuratori shpjegon se si artistët mund të bëhen pjesë e “Onufri remade”.

 “Në website-n për ‘Onufrin’ ka një formë aplikimi, që i kërkon informacionet bazë artistit. Tashmë jemi në kontakt me një numër të konsiderueshëm artistët. Deri në datë 31 artisti mund të na sjell veprën me pak fjalë, ai mund të ketë edhe një ide, por nëse është konform me tematikën e ‘Onufrit’ ne do të angazhohemi për ta ndihmuar atë”, shprehet Koritari.

Artistët shqiptarë edhe ata që janë rezidentë në Shqipëri mund të aplikojnë deri në datën 31 gusht 2019. Ekspozita do të mbahet në ambientet e GKK në Prishtinë në muajin Nëntor 2019.

ONUFRI RE-MADE është një projekt i EJAlbum dhe kurohet nga Ardian Isufi dhe Elton Koritari. Qartësisht e inspiruar nga Marcel Duchamp, titulli i kësaj ekspozite kërkon te evokojë një spostim të masës kritike në favor të artistëve, duke i vendosur ata në një pozicion ambivalent: është koha për të dalë nga rreshtat, është koha për të bërë zhurmë, për të bezdisur, për të reflektuar, për të dialoguar, për të krijuar hapësirë, për të zaptuar. Është koha për të tentuar. ‘Onufri’ e ka këtë mision, e ka patur përherë dhe është koha për ta rikthyer. Ekspozita do të mbahet në ambientet e GKK në Prishtinë në muajin Nëntor 2019.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti