Bunkeri në Lin i shndërruar në Kishë, artisti Ardian Isufi flet për ekspozitën ‘Endrra metalurgjike’: Formë refletkimi për tranzicionin

I frymëzuar nga historia e bunkerit të shndërruar në Kishë nga banorët në Lin të Pogradecit, artisti Ardian Isufi ka çuar këtë histori të jashtëzakonshme para publikut italian. Përmes ekspozitës “Ëndrra Metalurgjike” në Bari në ambientet e teatrit Kursaal Santalucia, Isufi ka shfaqur këtë instalacion i cili ka tërhequr vëmendjen e artdashësve.

Duke u ndalur tek historia e bunkerit të shndërruar në kishë, në një intervistë për Report Tv për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ artisti thotë se e sjellë këtë në një formë reflektimi për tranzicionin që ka ky objekt.

‘Një qendër historike siç është Kursali, unë kam realizuar disa mega instralacione. Janë disa pavione nëpër sallat historike të kësaj qendre ku jo vetëm sjellë disa momente të rëndësishme nëpërmjet artit pamor të historisë sonë, por mbi të gjitha është i rëndësishëm dialogu që ndërtohet me publikun italian dhe ndërkombëtar. Ekspozita është mbështetur në disa instilacione në formën e artefakteve qoftë si ngjarje, por qoftë edhe si objekte. Një nga sallat më të rëndësishme të saj është salla e qiellit në këtë hapësire ku unë prezantoj në formë instalacioni një bunker tipik i kohës së diskutuarës që është i brendashkruar një kishë ortodokse, sepse në Lin të Pogradecit në fshatin Lin sot banorët bëjnë ritualin kishtar brenda një bunkeri dhe e sjellë këtë në një formë reflektimi për tranzicionin që ka ky objekt. Pra çfarë ka qenë para ’90 dhe pas ’90, por edhe për të krijuar një dialog të ri qoftë me publikun tonë, por edhe ndërkombëtar për sa i përket këtyre rifunksionaliteteve, por edhe paradokseve të reja që i shoqërojnë në tërësi shoqëritë, jo vetëm tonat por nga lokale në mbarë botërore.’- u shpreh Isufi.

Artisti tha se kemi jo vetëm një shkëmbim të identiteteve dhe dialogut, por edhe një reflektim të fortë mbi artin bashkëkohor e pamor.

Për mua aty janë disa kartolina ku publiku jep opinionet e tij. Në tërësi veprat e mia janë të shpërndara ‘in door’ dhe ‘autdor’ në gjithë hapësirat  kësaj qendre. Kemi jo vetëm shkëmbimin identiteteve e dialogut, por një reflektim shumë të fortë mbi artin bashkëkohor dhe pamor.’- u shpreh artisti.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të marsit, dhe sipas artistit ka pasur një interes edhe nga gjeneratat e reja.

‘Ekspozita qëndron e hapur deri më fund të muajit mars. Ka shumë peshë organizative. Ajo që shoh me interes është fakti e kanë bërë një axhendë, ku aty po vijnë shumë të rinj dhe gjenerata të reja. Ne jo vetëm nuk duhet ta harrojmë historinë e izolimeve, por të bëjmë një reflektim. Unë nuk e marrë të shkuarën si fakte të periferisë, por të bëjmë analiza më të mëdha. Nuk merrem me elementë utopikë shqiptarë, por duke i sjellë këto elementë në forma bashkohore, tu jap përgjigje kudo si publik. Sot janë në Itali, por nesër mund të jenë në SHBA. Ne si artistë duhet të hedhim disa diskutime filozofike estetike.’- tha Isufi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'