Artistët shqiptarë: “Klipi që na përfaqëson
në Eurovizion, na kthen 20’ prapa”

Artistët shqiptarë: “Klipi që na përfaqëson<br />në Eurovizion, na kthen 20’ prapa”
Vetëm pak javë kanë ngelur nga Festivali Europian i Këngës 2014, por për Shqipërinë duket se kjo pjesëmarrje nuk do të jetë ashtu siç(shqiptarët) e kanë pritur. Pavarsisht se në fillim zëri i 24 vjeçares Hersi Matmujës u prit mjaftë mirë jo vetëm nga kritika por edhe kolegët e skenës shqiptare, sot duket se ndodhi e kundërta!. Jo për faktin që na përfaqëson Hersi, por për këngën dhe videon që e shoqëron atë dhe realizimin e klipit që do të na përfaqësoj në këtë edicion.

Pas lajmit që u deshën disa muaj që përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurosong”, Hersi Matmuja, mund të s’kualifikohet shumë shpejt, kanë vërshuar edhe reagimet e artistëve të skenës shqiptare. Ka qenë kompozitori Kledi Bahiti ai që ka shkruar një koment në rrejtin social “facebook”, ku nuk kanë munguar dhe kritikat nga artistët e tjerë. “Pasi pashë videoklipin apo "mozaikun me fotografi" të këngës që do të na përfaqësojë në Eurovizion u pataksa, u shqetësova dhe u ndjeva keq...tani e kuptova që duhej një klip si ky për të shkuar nja 20 vjet prapa(të keqen e klipit "Si bananja")...ju garantoj 2000 € të kishit shpenzuar nga koha juaj me siguri do të ishte shumë më mirë. Më vjen keq që u shpreha në këtë mënyrë, por nuk jam dakord kurresesi me këto farë punësh”, shkruan Bahiti në faqen e profilit të tij.

hersi matmuja

Ndërkaq, një tjetër artiste që ka mbështetur këtë mendim ka qenë dhe Rosela Gjylbegu e cila shkruan; “Të vjen keq e vërtetë, por ke plotësisht të drejtë,jam ndjerë edhe un si ty kur e pashë”. Këngëtarja Hersi Matmuja me këngën “One Night’s Anger”, që është një baladë pop – rok është njëra prej këngëve më pak e klikuar në “youtube” duke marrë mbi 1.6 milion klikime.
Hersi Matmuja me këngën "One night's anger" do të vijë me numrin 6 në këtë skenë prestigjioze në kryeqytetin Danez, Kopenhagë.

Pse Shqipëria bllokoi komentet?

Pavarsisht aludimeve që këngëtarja nga Shqipëria, Hersi Matmuja, mund të skulifikohet nga gjysmëfinalja e Euroviziont, delegacioni shqiptar i ka kërkuar Eurovisionit që në pjesën për Shqipërinë në sajtin zyrtar të këtij festivali evropian, të bllokojë komentet qofshin ato pozitive apo negative nisur nga eksperienca me Rona Nishliun. Kujtojmë që, edhe pse Rona u rëndit e pesta në Eurosong, ajo pati goxha presion nëpër rrjetet sociale duke e komentuar negativisht. Urojmë që kjo mos të ndikojë dhe tek Hersi Matmuja dhe të jap më të mirën me zërin e saj në skenën e Kopenhagit.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit