Artisti Anri Sala fiton çmimin e
Europës “Vincent Award 2014”

Artisti Anri Sala fiton çmimin e<br />Europës “Vincent Award 2014”
HAGE- Artisti shqiptar Anri Sala është shpallur fitues i çmimit prestigjoz “Vincent” për këtë vit, një nga çmimet më prestigjioze të Europës për artin bashkëkohor. “Çmimi i cili është lançuar që në vitin 2000, artistë të cilët janë në mes të karrierës së tyre, puna e të cilëve është vlerësuar me ndikim në zhvillimin e artit bashkëkohor. Çmimi “Vincent” ofron një shumë prej 50 mijë euro për fituesin”, shkruan “The Guardian”.
 
Artisti Sala konkurronte mes 5 artistëve të tjerë të dominuar për këtë çmim, mes tyre britaniku Gillian Wearing. Juria u shpreh se e pati të vështirë të zgjidhte fituesin, por në fund u përzgjodh artisti shqiptar Anri Sala, “duke u bazuar në punën e tij poetike e konceptuale në të njëjtën kohë”.
 
Pjesët me të cilën Sala konkurroi, ishte krijuar prej tij posaçërisht për këtë çmim, dhe titulloheshin “Le Clash” dhe “Tlatelolco Clash”, të kombinuar me një pjesë të tretë “Doldrums”.
 
Pjesët e përcjella për publikun u shoqëruar edhe me këngë “Clash”, së bashku me video ku përcilleshin pamje të ndryshme.
Ky film çonte shikuesit në një qendër të braktisur të artit në Francë dhe në Sheshin e Tre Kulturave në Tlatelolco, në Mexico City, pasi sipas Salës të dy këto vende simbolizojnë rënien e “Ideologjisë së Madhe”.
 
Artisti Sala u shpall fitues të premten në darkë në një ceremoni në “Gemeentemuseum” të mbajtur në Hagë, ku u paraqitën edhe krijimet nga 5 të nominuarit.

ANRI SALA
 
Sala nuk mundi të ishte i pranishëm në ceremoni por foli nëpërmjet një video, duke shprehur mirënjohjen e tij për këtë çmim.
 
“Është njëkohësisht kënaqësi, por edhe pak frustrim që kam fituar këtë çmim, për faktin se nuk ndodhem aty për të festuar fizikisht. Kjo mund të jetë paksa e ngjashme me punën time, ku pamjet janë në një vend dhe zëri në një vend tjetër, edhe unë do të doja që zëri dhe prania ime të ishin aty më të gjithë ju. Faleminderit shumë të gjithëve për këtë çmim”, është shprehur Sala.
 
Kryetari i jurisë ndërkombëtare, Benno Tempel, vlerësoi punën e artistit Sala sa i takon përdorimit të muzikës dhe imazhit në instalacionet e tij.
 
“Sala arriti të krijonte në mënyrën në të mirë një instalacion ku shikuesi vazhdimisht sfidohet nga imazhi, tingulli dhe lëvizja. Ai prezanton idenë e ideologjive të shkuara dhe mundësitë që ajo krijon për të ardhmen në një plan individual”, tha Benno Tempel.
 
Ndërsa në një deklaratë zyrtare juria u shpreh se “Në këtë edicion të gjashtë të çmimit “Vincent”, ne pamë një shprehje të fortë të instalacionit të bazuar në kohë, punë që nuk i kërkon kohë shikuesit, por i ofron kohë. Kohë për të reflektuar, kohë për t’u thelluar dhe kohë për të bërë një hap në botë dhe perspektiva të reja. Në shoqërinë tonë, konsumimi i kohës dhe lundrimi në internet është i kudogjendur. Ne mendojmë se vënia në pikëpyetje e kësaj situatë të krijuar është një rol i rëndësishëm i artit bashkëkohor”.
 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi