Instituti italian i Kulturës në bashkëpunim me galerinë e arteve Miza kanë sjellë promovimin e filmit më metrazh të shkurtër të artistit shqiptar Driant Zeneli. “Ato që tentuan të rivendosin ylberin në qiell” është titulli i zgjedhur nga ky artisti shkodran Zeneli, duke sjellë për publikun shqiptar katër personazhe të pazakontë. Tre njerëz dhe një rosë të mbijetuar nga përmbytja e një anije gjejnë një copëz ylber dhe përpiqen të vendosin çdo të bëjnë më të. Nëpërmjet simbolikës ky film me metrazh të shkurtër na çon drejt reflektimit të gjestit final.

Gjatë konferencës Zeneli është shprehur: “Ndërtova historinë imagjinare sikur tre persona dhe një rosë në një gjendje pa kohë, pra nuk ka kohë, dhe rastësisht gjejnë një copë ylberi të rënë nga qielli. Mbas një diskutimi se çfarë do të bëjnë me këtë pjesë ylberi”-përfundoi Drianti.

Gjithashtu kuratori i këtij filmi kritiku dhe muratori i artit Claudio Cravero është shprehur në lidhje konceptimin e artit të Driantit.

“Është ëndrra, iluzioni, mundësia për të dështuar në tentativë për të realizuar ëndrrën, por mbi të gjitha gjetja brenda një bote ku përpiqesh të përballesh me atë anomali. Çfarë do të bëhet me këtë copëz ylber të gjetur, si do të rregullohet anomalia janë pyejte të cilat i bëjnë personazhet, pyetje të cilat i bën edhe Drianti,”-ka theksuar kuratori italian.
Ky promovim solli edhe njëherë bashkëpunimin midis Institutit italian të Kulturës dhe galerisë së Arteve Miza.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com