Këngëtari me famë botërore Yaar, i cili u bë i njohur  bashkë me grupin rumun “Havana”, ishte në vendin tonë.

Gjatë emisionit argëtues "Shiko kush luan", ai u përshtat me surprizat e lojërat me të ftuarit e tjerë.

Artisti rumun është bërë i njohur për publikun shqiptar edhe pas këngës ‘Jale’ në bashkëpunim me Kanitën.

 Yaar u shpreh se vajzat shqiptare janë shumë të bukura.

Këngëtari u vendos në zgjedhje ndërmjet disa prej VIP-ave, të cilat u shfaqën me fotografi në ekran, ku më pas ai zgjodhi modelen Kejvina Kthella e cila përvecse në foto, ishte në të njëjtën studio me të.

Ai tha se live Kejvina ishte më e bukur se sa në foto.

Gjatë emisionit, u improvizua një martesë mes Yaarit dhe Kejvinës.