Anjeza, një artiste e re, tha para protestuesve se edhe pse ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera në Torino, mbetet peng i një diplome që ende s’është njehsuar. Ajo foli për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe për rritjen e emigracionit, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës.

“Kam mbaruar studimet me ekselencë në Torino dhe erdha në Shqipëri me mendimin se do të njehsoja diplomën dhe do të gjeja punë menjëherë. Ka kaluar një vit e gjysmë dhe diploma nuk është njehsuar. Jemi këtu edhe për personat me aftësi të kufizuara. Duam një Shqipëri me vlera, jam edhe për motrën e vëllain që emigruan shumë herët. Organizatorë jemi të gjithë ne. Kryeministër, nëse gjërat janë kaq mirë në Shqipëri, pse po largohen njerëzit dita-ditës? Shfuqizo ligjin e investimit strategjik! Jep dorëheqjen!”, tha artistja.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - ‘Zvërneci’/ Mbahet në Tiranë protesta e 17-ë para kryeministrisë, fjalimet u lihen të rinjve! Sulmojnë komisioneren e BE: U bë Narta kos, garancitë s'pijnë ujë!