Një protestues ishte i radhës që iu drejtua komisioneres së BE për Zgjerimin, Marta Kos duke i thënë se garancia e qeverisë s’është e vlefshme pasi kanë vendosur të grisin kontratën me klasën politike.

“I them znj. Kos, ti mund të marrësh garanci nga kjo qeveri, por ka diçka që e ke harruar: ne shqiptarët e Shqipërisë kemi vendosur ta grisim kontratën 36-vjeçare me këtë klasë politike! Pavarësisht përpjekjeve për ta kapur këtë protestë, inteligjenca e kësaj rinie është më e madhe nga sa mendoni! Teorisë se të gjithë jemi bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës i ka ardhur fundi!”, tha protestuesi.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’/ Mbahet në Tiranë protesta e 17-ë para kryeministrisë, fjalimet u lihen të rinjve! Sulmojnë komisioneren e BE: U bë Narta kos, garancitë s'pijnë ujë!