Statuja e një figure femërore, një figurë ikonë në skulpturë, e artit prehistorik në Kosovë, e njohur si Hyjnesha në Fron, inspiron artisten Arjeta Miftari në veprat e saj. Për herë të parë artistja ekspozon në Tiranë “Rrugëtimin”. Ajo nëpërmjet Hyjneshës në Fron bën një analizë të vetes, të gruas edhe të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. “Arsyeja ka qenë se unë mendoj se këtë simbol që e kemi shumë të rëndësishëm të prezantojmë kudo në botë” tha Arjeta Miftari. Nuk mungojnë as elementet tradicionale në Hyjneshën e Arjeta Miftarit. “Shallin e kam lidhur ne ngjarjet në Kosovë, një lloj gufatje, për të vazhduar me elemente të tjera tradicionale, dhe me një ngjarje personale, ku sime meje kur ka lindur, shalli i ka shpëtuar jetën” theksoi Arjeta Miftari.
Ajo na rrëfen edhe procesin e punës, që e sjell në 45 fotografi të ekspozuara. “Këtu shihet e gjithë puna, por është shumë e vështirë. Derisa të vish këtu duhet të kesh një motiv edhe shumë forcë. Është një punë e jashtëzakonshme, që unë kam punuar për 6 vite radhazi, por që është shumë e vështirë për t’u kthyer pas. Një skulptore që për pesë orë nuk ndahet nga dalta edhe çekiçi është shumë e vështirë”.
Me këtë simbol që ka në qendër figurën e femrës, artistja do të rrugëtojë në shumë vende të botës, për të lobuar që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s. “Viti 2019 do jetë viti i lobimit të Kosovës drejt UNESCO-s. E kam zgjedhur këtë, sepse Hyjnesha është një simbol shumë i rëndësishëm për ne”. Hyjnesha në fron është një statujë e vogël, figurinë terrakote e gjetur në vitin 1956 në vendin e mullirit e njohur, si Tjerrtorja pranë Prishtinës, në Kosovë. Ekspozita vazhdon të qëndrojë hapur në Muzen Historik Kombëtar.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 4107
Lajme të tjera
-
Ekspozita me trofetë e M.Cityt, fëmijë e të rritur në kryeministri! Tifozët: S’e prisnim kurrë t'i shikonim në Shqipëri
17 Prill, 16:02
-
'Udhëtarët e kotësisë', piktori Helidon Haliti hap në Shkodër ekspozitën më të madhe të tij
7 Prill, 17:12
-
Ekspozitë ndërgjegjësuese për drogën, alkoolin e duhanin! Rreth 90 piktura e punime të nxënësve u ekspozuan te Liceu
31 Mars, 17:41
-
Zelensky javën e ardhshme në Tiranë, çelet ekspozita 'Ukraina, një krim lufte', Rama: Në samit liderët nga Evropa Juglindore
22 Shkurt, 19:56
-
Çelet ekspozita ‘Muri’ në galerinë ‘Vilson Kilica' të Fierit, ekspozohen piktura dhe skulptura të 13 artistëve
11 Shkurt, 11:56
-
Plot 150 000 dollarë në 6 muaj, Arben Ahmetaj në arrati pajton lobistë në SHBA
6 Shkurt, 12:30
-
'Burri i Kështjellës' në rozë, ekspozita ndryshe e fotografes Blerta Kambo: Patriarkati shqiptar, kanuni dhe mënjanimi i gruas
2 Shkurt, 20:23
-
‘Jeta dhe karriera e Paolo Rossit’, ekspozitë 24 ditore në Tiranë për legjendën e futbollit! Falas për publikun
27 Janar, 14:31
-
Leonard Qylafi 'Përtej rrethit të konfuzionit'! Xoxa: Puna kërkimore në veprat e tij sjell frymë të re! Romano: Udhëtim në tri seri, nga propaganda te interneti
25 Janar, 15:41
-
Kështjella, referenca te filmi Barbie dhe roza si forcë kundër patriarkatit
14 Janar, 11:55
-
Gjyqet e komunizmit, çelet ekspozita e rrallë në Shkodër! 150 fotot e të dënuarve tek muzeu ‘Marubi’: Nga imazhet e Musine Kokalarit, te Anton Harapi
30 Dhjetor 2023, 17:35
-
Hapet galeria e arteve digjitale në Korçë, e parë në vend! Rama: Një eksperiencë e pazakontë në këto ditë festash! Filo: Ndërthur kulturën e teknologjinë
24 Dhjetor 2023, 17:43