Artistja krijon dhe shet kukulla
akuzohet për trafik fëmijësh

Artistja krijon dhe shet kukulla<br />akuzohet për trafik fëmijësh
Një artiste në Ohio e cila krijon dhe shet kukulla është denoncuar në polici për trafikim të fëmijëve.
 
Kathy Cadle, kalon shumë orë në ditë duke krijuar kukulla që të japin përshtypjen e foshnjave. E ndihmuar nga e motra ajo shet online kukullat të cilat i sollën dhe problemet e para.
 
Në kulmin e shitjeve ajo as nuk e kishte idenë se ishte pikasur nga policia. Ata kanë trokitur në derën e Kathy Cadle dhe e kanë akuzuar për shitjen e fëmijëve online.
 
E shokuar nga akuza artistja mori menjëherë një nga kukullat dhe ua tregoi policëve të cilët janë befasuar dhe kanë qeshur me akuzën e pabazë.
 
Kukullat kushtojnë nga 200 deri në 500 dollarë, ndërsa së fundmi një prej tyre është blerë nga një kompani filmash që të “luajë” një rol në të ardhmen.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)