Për të përkujtuar 450 vjetorin e vdekjes së Michelangelo-s, i cili vdiq më 18 shkurt 1564, artistja pastiçiere Michelle Wibowo, ka krijuar një prodhim të një prej veprave të tij më të famshme, “Krijimi i Adamit”, që dekoron Kapelën Sistine në Romë, në Itali. Ajo e ka krijuar këtë vepër vetëm duke përdorur materiale me të cilët dekorohen tortat.
Michelle ka shpjeguar se ka vendosur të sfidojë kufijtë e dekorimit të tortave, duke realizuar me mënyrën e saj një nga veprat më të famshme në botë. Michelle është shprehur se mendon se nëse do të ishte, Michelangelo do të kishte aprovuar krijimin e kësaj torte. Për krijimin e kësaj ëmbëlsire, Michelle ka përdorur një riprodhim të veprës, të cilës i është referuar.
Sipas saj, gjëja më e vështirë ishte riprodhimi i ngjyrave, të cilat janë krijuar duke përzjerë 24 lloje dekorimesh për ëmbësira.
Torta do të shitet në ankand dhe të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë në bamirësi.
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com