Artistja vlonjate sjell Shëngjinin e bukur nëpërmjet fotove

SHËNGJIN- Bukuritë natyrore të zonës turistike të Shëngjinit janë sjellë përmes një ekspozite fotografike të çelur në galerinë e arteve në Lezhë. Artistja vlonjate Majlinda Zenelaj ka prezantuar 60 foto të realizuara me mjeshtri gjatë sezonit veror 2019.

Artistja Majlinda Zenelaj tha se Shëngjini e ka tërhequr në vazhdimësi, ndaj dhe vendosi që ta prezantojë këtë zonë përmes fotografive.

"Unë besoj që çdo vend, ashtu si çdo njeri ka frymën dhe energjinë e vet. Shumë gjëra i kam mbajtur për veten time, por që t'i ndash ato me të tjerët është një gjë kaq e nevojshme. Të jep një kënaqësi pa masë, si kjo kënaqësi që po ndjej në këtë moment", tha Zenelaj.

Ekspozita fotografike e titulluar Energji Verore në Shëngjin, do të qëndrojë e hapur për vizitoret  rreth 2 jave.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja