Mijëra pushues e turistë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Dalja masive nga plazhet këtë fundjavë gushti ka shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe kaos në qarkullim.
Situata bëhet edhe më e vështirë për familjet, pasi në automjetet e bllokuara ndodhen edhe fëmijë të vegjël.
Qytetarët raportojnë se kanë mbetur në trafik prej rreth dy orësh, pa mundur të lëvizin normalisht.
Kolonat vijojnë të shtrihen për kilometra, nga Rana e Hedhun në aksin Lezhë-Milot.










Komente
Komento