Artistët shqiptarë mesazhe optimizmi nga vetë karantinimi: Nuk e paskemi kuptuar çfarë kemi humbur...(VIDEO)

... Në luftë kundër koronavirus jemi të gjithë! Në frontin e parë janë mjekët, policët, gazetarët, por edhe të tjerë që çdo ditë i duhen të përballen me punën e vështirë, të kthyer tashmë në mision. Por edhe artistët me mesazhet e tyre. Edhe sot ata na japin mesazhe optimiste për jetën brenda shtëpisë.

Iva Tico, Ermal Mamaqi, Jul Deda etj na tregojnë cfarë po ndodh brenda shtëpive të tyre

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
"Do të jesh cool, rri në shtëpi", Mariza Ikonomi: Kjo është kënga ime më e re

"Do të jesh cool, rri në shtëpi", kjo është një frazë nga Mariza Ikonomi, e cila thirrjen për të sensibilizuar njerëzit që të qëndrojnë të vetë karantinuar, ka vendosur ta bëjë nëpërmjet kitarës dhe muzikës. 

"Rri në shtëpi, do të jetë kënga ime e re" thotë Mariza në një postim në rrjetet sociale. 

Ikonomi është një nga artistet e shumta që kanë marrë përsipër që të bëjnë thirrje nëpërmjet artit që izolimi është mënyra e vetme që këto ditë të vështira të marrin fund sa më shpejt. 

Ora 13:51
Flori Mumajesi po i kalon ditët e karantinimit nën shoqërinë e Report Tv, bën apelin e rëndësishëm (VIDEO)

Ashtu si të gjithë artistët e tjerë, edhe Flori Mumajesi, tashmë i vetë karantinuar, publikon video të ndryshme nga shtëpia e tij. 

Paraditen e sotme Flori e ka kaluar nën shoqërinë e Report Tv, duke ndjekur raportimin live të gazetarit Arsen Rusta lidhur me mbipopullimin e rrugëve, specifikisht te '21 dhjetori', dhe ngritur njëkohësisht shqetësimin se njerëzit nuk po 'tregohen të bindur', duke thyer rregullat e karantinimit. 

"Një xhiro për qejf sot do na kushtojë shumë nesër" apelon këngëtari. 

Ora 12:21
Përmes vargjeve për dashurinë, Rita Petro: Jemi në kohën e izolimit fizik, jo shpirtëror (VIDEO)

Poetja Rita Petro përmes një video-mesazhi nga shtëpia në këtë kaos të shkaktuar nga virusi corona bën apel, që ky moment të shërbejë për të pasur më shumë në vëmendje familjen, por edhe të shkruajmë e lexojmë

Ora 12:19
Sopranoja këndon me kitarë këngën arbëreshe “Lulëza ime” (VIDEO)

Sopranoja e njohur shqiptare Blerta Zhegu nga shtëpia në Paris kësaj here vjen ndryshe, ajo përmes një kitare këndon ëmbël këngën arbëreshe “Lulëza ime”, në këtë periudhë vetizolimi ndaj corona virus.

Ora 12:16
Aktroja Zamira Kita: Kemi kohë për gatime, filma dhe muzikë të bukur (VIDEO)

Aktorja Zamira Kita këto ditë gjendet e vetizoluar në shtëpinë e saj në Korçë për shkak të COVID-19. Ajo sugjeron që përmes gatimeve, muzikës dhe filmave, këto ditë pranë familjes mund të kalohen shumë bukur

Ora 12:12
Suela Konjari lyen shtëpinë me gëlqere, aktorja: Puna fizike, ilaç kundër stresit (VIDEO)

Aktorja Suela Konjari ka gjetur këtë periudhë një mënyrë krejt të veçantë për të kaluar kohën e vetizolimit për shkak të virusit corona. Ajo na sjell momente teksa po lyen shtëpinë me gëlqere

Ora 10:40
'Kam bërë dy këngë të reja', Xhesika Polo video-selfie nga shtëpia: Ika se.... u poq keku me portokall (VIDEO)

Duket se Xhesila Polo e ka marrë me sportivitet situatën e krijuar nga koronavirus në Shqipëri e në botë. Vetëkarantinimin ajo po e përdor si një periudhë frytdhënëse, duke marrë anën pozitive të qëndrimit në shtëpi. Në një video- selfie për ndjekësit e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv, ajo thotë se gjatë këtyre ditëve ka komunikuar shumë në telefon me njerëzit e afërt, ka krijuar dy këngë të reja, si dhe ka marrë vitaminë C, nëpërmjet.... kekut me portokall.

Ora 10:37
Nga ballkoni i shtëpisë, Iva Tiço: Kujdes me dëshirat, ndodhi ajo që deshëm (VIDEO)

Nëpërmjet një video-mesazhi drejtuar të gjithë ndjekësve të emisionit "Rreze Dielli", Iva Tiço e ka marrë shumë seriozisht dhe po ndjek të gjitha rregullat që 'luftojnë' Covid-19. Gazetarja e njohur thotë se prej së hënës së kaluar është izoluar në shtëpi duke kufizuar lëvizjet në qytet. Megjithatë edhe nëse i duhet të lëvizë, ajo nuk harron të dezinfektojë gjithçka pasi të kthehet. Iva thotë se nuk duhet ta marrim si 'sakrificë' qëndrimin në shtëpi, pasi në këto kohë kjo është diçka e domosdoshme. Thjesht, ashtu si Iva gëzojuni edhe ju diellit nga ballkoni i shtëpisë duke shpresuar për ditë më të mira.

Ora 10:35
Aktori që na bën të qeshim, sot na emocionoi: Tani e kuptuam sa kemi humbur! Do vetëkarantinohem edhe pasi kjo të mbarojë... (VIDEO)

Kur përmendet emri i Irgen Çelës menjëherë mendja na shkon te batutat e pafundme të tij që na shkrijnë së qeshuri, por sot duket se është ndryshe ... Në ditë të tilla, fjalët e dala nga zemra marrin kuptim tjetër. Covid-19 ka depërtuar kudo, e në mos si sëmundje trupi, është kthyer në arsyen pse të gjithë kemi filluar ta shohim ndryshe jetën, edhe brenda 4 mureve të shtëpisë. Me anë të një video mesazhi edhe Irgen Çela ka treguar si po kalon ditët e tij në izolim. Djali dhe familja po marrin kohën e tij më të madhe. Ai thotë se edhe pasi e gjitha kjo të mbarojë, do të praktikojë 'vetëkarantinimin' përsëri pasi tashmë ka kuptuar sesa kohë ka humbur larg familjes.

Ora 09:24
Në familjen Deda futboll brenda shtëpisë...me letër higjienike (VIDEO)

Futboll brenda në shtëpi, por topi tashmë është zëvendësuar me letër higjienike. Kjo po ndodh brenda shtëpisë së aktorit të humorit Jul Deda, i cili ashtu si shumë artistë të tjerë është mjaft aktiv keto ditë në rrjetet sociale, me mesazhe sensibilizuese ndaj qytetarëve, por edhe duke bërë atë që di të bejë më mirë: Të bëjë njerëzit të qeshin, për të harruar sadopak këto ditë të zymta. 

Ai ka publikuar një video ku djali i tij Mario po luan futboll, tashmë me letër higjienike. 

Ora 08:06
"Mos më gjykoni, por si unë ka shumë" Ermal Mamaqi 'bën namin' në izolim (VIDEO)

Ashtu si shumë prej nesh, edhe për VIP-at shqiptarë, koronavirus ka ndryshuar stilin e tyre të jetës. Njerëz që rrallë kishin kohë të qëndronin në shtëpi, për shkak të angazhimeve në punë, duket se virusit që po merr jetë njerëzish, po përpiqen t'i qëndrojnë larg, duke i marrë situatës së krijuar anën pozitive. Edhe Ermal Mamaqi ka postuar një video ku shfaqet duke luajtur me djalin e tij dhe thotë se këtë kohë e ka shijuar shumë.

"Miq mos më gjykoni, por unë e kam shijuar shumë këtë kohë. Mendoj që ka shumë si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre. Kjo që ndodhi duket si një sinjal nga planeti" është një pjesë nga komenti me të cilin Mamaqi ka shoqëruar videon. Ai thotë se këto ditë ka patur kohë për të bërë shumë gjëra, nga shikimi i serialeve, te leximi për marketing e aerobia.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 18/03/2020 12:27

    Dakort me aktoret dhe figurat publike se zoti u ka dhene mundesine te veprojne dhe te jetojne ne karantine si u do qejfi por mund te me thoni si do ja bej dikush dhe keta dikush jane shume ne numer,qe u kerkohet qeraja e shtepise,qe ne shtepi nuk kane artikujt me elementare per te mbijetuar,higjenizuar pale per te lyer qe e bejne per te kaluar kohen, ju lutem me sensibel sepse e dime qe juve ju do zoti fort dhe ketu ben dallim

    Përgjigju
    • Vizat e bardha: 18/03/2020 14:30

      Ja sa ta mbarojne edhe mallin dhe do fillojne te shkallojne. Sepse edhe shperndaresit do karantinohen nga java tjeter. Ta shikojme pas nje muaji

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër