Artur Ajazi: 'Revolucioni' Rama…

Artur Ajazi: 'Revolucioni' Rama…

Edi Rama

Shqipëria po përjeton prej 9 vitesh (dhe do të vazhdojë) “revolucionin” Rama.  Ai u shtri në tokë, det, ajër, mjedis, shkolla, shëndetësi, ekonomi, kulturë, bujqësi, duke rritur cilësisht jetën e qytetarëve, dhe vazhdon të lehtësojë hallet e tyre. Revolucioni Rama, nuk ndalet. Ai mbetet i pari kryeministër në Shqipëri (dhe pse jo edhe në Ballkan) që shkon, takohet dhe ndahet nga homologët e tij europianë, si i barabarti mes të barabartëve, duke arritur ti ketë “peshë” fjala, kërkesa, sygjerimi, ankesa. Nuk ndjen inferioritet, nuk stepet ndaj kritikave dhe kritikon cilindo, që pasi ka marrë angazhimin dhe përkushtimin e tij, e zhgënjen.

Edi Rama, ka ardhur në 2013 në pushtet, me një premtim dhe përbetim para vehtes dhe shqiptarëve se “do të bëj Shqipërinë”. E nisi nga shembja e objekteve pa leje, pa pyetur shumë se ishin të miqve apo armiqve të tij. E vazhdoi me reformimin e sistemit arsimor, futi në sistemin shëndetësor parime dhe sfida të reja, duke groposur gërshërët  dhe bisturitë  kineze në ambulanca dhe spitale, që kishin atje qysh nga 1975. Shumë shqiptarëve, u është dukur “çmënduri” heqja e shërbimeve nga sportelet, por Edi Rama ja doli.  Shumë prej nesh, e shihnim me pesimizëm çdo ide dhe nismë të tij, e shihnim me skepticizëm  ftesën  dhe nxitjen që ai i bënte biznesit vendas dhe të huaj, për të investuar në sektorët stradegjikë, pasi ishin e ardhmja e vendit.

Sot Shqipëria është ndër vendet e para në Europë, që ka eleminuar takimin fizik mes qytetarit dhe zyrtarit, duke minimizuar korrupsionin. Gjithçka kryhet on-line, gjithçka vjen on-line, duke lehtësuar hallet dhe zvarritjet ndaj qytetarit. Revolucioni Rama, ka dhe do të ketë një shtrirje të madhe kohore. Shqiptarët i besuan atij mandatin e tretë, dhe nuk u zhgënjyen. Do ti besojnë edhe mandatin e katërt, pasi revolucioni i tij nuk ndalet. Sot pas 9 vitesh pushtet, vendi qëndron dinjitoz në krah të SHBA-ve, dhe po bëhet gati të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Faktori ndërkombëtar, mbetet sot  mbështetësi ynë kryesor në projektet e së ardhmes. Shqipëria e Edi Ramës, po përjeton  epokën dixhitale, dhe ka lënë pas errësirën e dikurshme, që shtrihej në të gjitha fushat e zhvillimit që trashëgoi nga pushteti i “non-grata”-s. Shqipëria është sot vendi i lakmuar nga investitorët  dhe nga turistët e huaj europianë, amerikanët, aziatikë, e më gjërë, me resurse të jashtëzakonshme  zhvilluese në çdo sektor jetik të ekonomisë.

Vendi po bëhet gati të presë investime të paimagjinuara ndonjëherë në 30 vite tranzicion,në fushën e zhvillimit dhe modernizimit portual, detar dhe ajror. Shumë shpejt, Shqipëria do të jetë e pavarur nga blerja e energjisë elektrike, duke u bërë kështu vendi i parë në Europë, që e siguron atë falë investimeve që po kryhen në atë fushë. Revolucioni Rama, nuk ndalet, edhe sikur të dojë vetë kryeministri ta ngadalësojë  ritmin e tij. Çdo njëri prej nesh, është pjesë e atij revolucioni, si bashkëudhëtar i një prej epokave më të rëndësishme të zhvillimit të vendit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rustemi: 12/05/2022 03:44

    E jashtzakonshme. Ne kor te gjithe. Edhe Enverit ja kaluat me kete demagogji. Bravo vertet bravo. Vazhdoni te brohorisni kostumin e mendafshte te mbretit tuaj te korruptuar dhe shemtuar lakuriq.

    Përgjigju
  • Lesio: 11/05/2022 19:06

    Po mos te ishte Rama ky vend nuk do kishte ecur perpara fal tij shqiperia esht kjo qe eshte sot dhe jemi shum prane integrimit ne BE fal punes se tij

    Përgjigju
  • Marvi: 11/05/2022 19:04

    O njerz te mire po mos te ishte Rama pale ku do ishim shqipria do ishte vetem katastrrof totale vetem plera shikoni ndryshimet si ka qene shqipria dhe shiko si eshte shqipria sot nje ndryshim fantastik dhe shume shume me mire me ata qe e kam pasur shqipria do ishte nje pler e vertet dhe plera e ballkanit

    Përgjigju
  • roku: 11/05/2022 18:15

    Jemi me fate qe kemi ramen eshte burre shteti dhe po e ngren shqiperine aty ku duhet.

    Përgjigju
  • ymeri: 11/05/2022 17:37

    Sa mir qe kemi pasure ramen qe shqiperia po ngrihet dhe behet shume e njohure ne arenen nderkombetare.

    Përgjigju
  • plaki: 11/05/2022 17:36

    Po te mos ishte rama ne do ishim akoma nje llume i madhe i lumte kryeministrit

    Përgjigju
  • tiku: 11/05/2022 17:36

    Fale ti shqiperia po behet e njohur nderkombetarishte

    Përgjigju
  • taku: 11/05/2022 17:35

    Rama po ngen shqiperine aty ku duhej te ishte.

    Përgjigju
  • Naldi: 11/05/2022 17:27

    Qeveria rama esht permirsuar shume duke filluar nga shendetesia turizmi e ne shum gjera te tjera.E pergezojme kryeministrin per punen e palodhur te tij dhe qe jemi shume afer integrimit ne BE

    Përgjigju
  • Shaqe: 11/05/2022 17:11

    Rama esht lideri me i mir qe kemi mbajtur ndonjher, partia e vet esht me e orgajnizuara, ka krijuar marrdhenie te mira me vendet jasht, ka kryer super investime ne shqiperi, po E con vendin para , jemi shum afer integrimit ne BE vetem fal tij. Shum respekt per ju

    Përgjigju
  • Gledis: 11/05/2022 17:09

    Ate qe Rama ka bere ne lidhje me turizmin dhe infrastrukturen sidomos ne zonat jugore te vendit na ka vene ne nje pozite ku sot presim me shume turiste se cdo vit tjeter

    Përgjigju
  • Miranda: 11/05/2022 17:09

    Ne qeverisjen e Rames shume gjera jane permiresuar! Shendetesia duhet vene ne dukje te madhe per rinovimet qe kane ndodhur. Faleminderit per rendesine qe i keni kushtuar.

    Përgjigju
  • Klodi k: 11/05/2022 17:08

    Nje artikull teper i vertet ! Zoti.Rama nuk eshte ndalur vetem ne nje pike por ka investuar ne shendetesi bujqesi infrastrukture e ne promovimin e vendit!

    Përgjigju
  • Fatmir: 11/05/2022 17:06

    Investimet qe ka bere qeveria rama si ka bere asnje qeveri me para. Dhe madje cdo premtim qe ka bere i ka plotesuar

    Përgjigju
  • Anisa: 11/05/2022 17:03

    Rama gjeja me e mir qe i ka ndodhur shqiperise

    Përgjigju
  • Vladi: 11/05/2022 16:54

    me fat qe kemi ramen kryeminister

    Përgjigju
  • Sokoli: 11/05/2022 16:53

    Rama burr shteti jemi krenar per te????????

    Përgjigju
  • limi: 11/05/2022 16:51

    rama do na fus ne be dhe besoj shume tek ai ne nuk kemi hecur me asnje kryeminister aq shume sa me te

    Përgjigju
  • Koli: 11/05/2022 16:48

    Rama eshte me te vertete vizionar , dhe shume gjitheperfshires ka bere investime ne te gjitha fushat besoj se me kete ritem do ecim shume perpara

    Përgjigju
  • Nushi: 11/05/2022 16:43

    Rama eshte gjeja me e mire qe i ka ndodhur politikes Shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur