Duket si një kataklizmo, ajo që po ngjet me rrugët tona javët e fundit. Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas, në Vlorë, Gjirokaster, rruga e Arbërit, apo dhe në akse të tjera në shkallë vendi, duhet të zgjojë strukturat qeveritare dhe ato hetimore.
Të garosh në tenderin e një rruge nacionale me shumë rëndësi infrastrukturore, është një angazhim moral, profesional, dhe kombëtar. Ato kompani që e mbajnë veten si “elitare në fushën e ndertimit të rrugëve”, sot gjenden të akuzuar nga strukturat qeverisëse dhe ato të drejtësisë. Mungesa e stafit të duhur inxhinerik, mungesa e logjistikës dhe pajisjeve moderne llogaritëse dhe verifikuese, janë kthyer për shumicën e firmave dhe kompanive ndërtuese, një hall i madh.
Shumica e tyre, nuk kanë stafin e duhur inxhiniero-teknik, injorojnë projektet e dikurshme të rrugëve, raportet e dikurshme të specialistëve të gjeologjisë dhe ndërtimit dhe ja rezultati. Marria e tyre, arrin kulmin, kur nisin punimet pa pasur kurrfarë përgjegjësie, kurrfarë informacioni, duke mos shfletuar asnjë faqe nga librat, raportet dhe vlerësimet e ish-inxhinerëve me emër që ka pasur Shqiperia në fushën e ndërtimit të veprave dhe rrugëve. Sot Shqipëria, gjendet në kolaps total mbi situaten e rugëve. Eshte izoluar Juglindja, është vështirësuar aksi rrugës së Arberit, ai Lozhan–Gramsh-Elbasan, rruga e Beleshit, dhe plot rrugë të tjera.
Çfarë po ndodh me rrugët, kush deri sot është arrestuar nga pronarët e firmave dhe kompanive ndërtuese, nga stafi i tyre krejti paaftë profesionalisht ? Asnjë. Prokuroria ka deklaruar se “nisëm hetimet”, dhe kaq. Në akohën e “diktatorit”, që e përflasim aq shumë sot, të kishtendodhur kjo, do të ishin arrestuar Brenda 24 oreveqindra vetë, nga poshte deri lartë. Dikush do të thotëse, “diktatori e tepronte”.
Ashtu, apo mirë pra, le tëvuajmë izolimin, vjedhjen e taksave tona nga firma dhe kompani mizerabël, që garojnë, perdorin lloj-llojmakinacionesh për të fituar tenderin miliona euro, dhe pastaj çajnë dhe shkatërrojnë edhe rrugët ekzistuese. Kjo situatë është më tepër se alarmante. Ministria e Infrastruktures dhe ARRSH-ja, duhet të kopsitin dosjen për ta derguar drejt organeve të drejtesisë. Mëdyshje dhe hamendësi të tjera nuk ka, veç faktit se ato firma dhe kompani të fushës së ndërtimit të rrugëve, po tallen dhe vjedhin taksat tona, po ndërtojnë rrugë skarco, dhe po izolojnë qytete dhe fshatra të Shqiperisë.
Derisa fakultetet e Inxhinerisë, nxjerrin çdo vit, inxhinierë të rinj të cilët provimet i marrin me para ose me forma të tjera, duke mos lexuar për 4 vjet asnjë libër, dhe pastaj punësohen tek firmat dhe kompanitë e ndërtimit që janë kthyer në vatra pazaresh, kjo do të ndodhë. Madje them se, kjo situatë vonoi shumë, duke patur parasysh gjendjen mizerabël të rrugëve dhe pasigurinë e tyre në shkallë vendi. Firmat dhe kompanitë e ndërtimit, janë kthyer si piramidat e 1996 në Shqipëri. Eshtë momenti që SPAK të veprojë shpejt, pa asnjë hezitim, dhe të godasë me anë të ligjit këdo që është bërë i pasur me paratë tona./Javanews
Komente











