Protestuesja Arvina Lleshi është përplasur me deputeten socialiste Kiduina Zaka. Ajo e ka zënë ‘pritë’ deputeten ndërsa ishte pranë Kryesisë së Kuvendit duke e quajtur “hajdute” dhe “zar të Belinda Ballukut”.

Lleshi po e filmonte me video momentin, por as deputetja nuk e kurseu dhe nxori telefonin duke filmuar protestuesen, të cilën e këshilloi që të mësojë të menaxhojë emocionet dhe se si psikologe do t’i ofronte orë falas.

Debati mes Arvina Lleshit dhe Kiduina Zakës

Arvina Lleshi: Hajde, Kiduina Zaka, na shpjego pak live ato postimet për protestuesit. Na shpjego pse i ke bërë. Ti je një ndër hajdutet e Ramës, ti je një ndër zaret e Belindës.

Kiduina Zaka: Duhet të mësosh të kontrollosh emocionet.

Arvina Lleshi: Ti je ndër zaret e Belindës.

Kiduina Zaka: Duhet të mësosh të kontrollosh emocionet.

Arvina Lleshi: Emocionet tuaja i keni kontrolluar ju?

Kiduina Zaka: Ti e di që unë jam psikologe. Do të të ofroj disa seanca.

Arvina Lleshi: Bëja Ramës, atyre deputetëve të tjerë që ofendojnë. Bëja koleges Luarasi, që ka dhënë urdhër për të marrë zvarrë. Hajdute, hajdute, hajdute! Zari i Belindës, zari i Belindës!

Kiduina Zaka: U lodhe? Kaq e pate?

Arvina Lleshi: Nuk lejohet të kalosh këtu. Këtu s’ka vija të bardha. O hajdute!


Lajmi kryesor:

Protestuesit sulmojnë me vezë gazetarin Bledi Mane, përplasen me deputetët e PS dhe PD (VIDEO)