Arvizu dhe Kumbaro përfundojnë
projektin e tumës së Kamenicës

Arvizu dhe Kumbaro përfundojnë<br />projektin e tumës së Kamenicës
TIRANE- Tuma e Kamenicës, një nga monumentet më përfaqësuese të prehistorisë shqiptarë ka qenë pjesë e një projekti me qëllim mbrojtjen e tij, nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Ditën e djeshme me prezencën e Ministres sw Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi dhe Ambasadorit Amerikan Alekxander Arvizu u përurua përfundimi i projektit në monumentin Tuma e Kamenicës në Korçë.

Projekti ka pasur si qëllim mirëmbajtjen dhe ndërhyrjen në muzeun e site-t e tij. Gjithashtu projekti synonte ndërhyrje në ujërat nëntokësore, ngritja e një qendre edukative në sitin arkeologjik dhe bashkëpunim me pushtetin vendor dhe komunitetin për një zhvillim afatgjatë të mirëmbajtjes në këtë monument shqiptar, të rëndësisë së veçantë. Tuma e Kamenicës, si një një nga monumentet më përfaqësues të prehistorisë shqiptare është monumenti më i madh në llojin e vet zbuluar dhe studiuar deri tani në vendin tone dhe mbart mbi vete një histori të gjatë rreth shtatë shekujsh.

Ka mjaft të dhëna interesante në këtë monument arkeologjik, pasi zbulohet jeta, kultura, zakonet dhe ritualet e banoreve ilire qe nga shek. X deri ne shekullin e VI para erës se re.  Ajo është e përbërë nga godina muzeale, ku janë afishuar stendat me të dhëna konkrete dhe objekte arkeologjike, si dhe nga mjedisi I jashtëm ku jepet forma dhe struktura.


Shkrimi u publikua sot (25.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane