TIRANE-  Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu nxit gjyqtarët të japin vendime të drejta kurajoze të mbështetura tek ligjet dhe provat.
 
Në simpoziumin mbi etikën e gjyqtarëve në hotel “Sheraton” Arvizu nënvizoi se qeveria e SHBA-së dhe ambasada Amerikane këmbëngul dhe jep gjithë mbështetjen e saj  për një sistem gjyqësor të pavarur dhe se të gjithë gjyqtarët të cilët japin vendimeve të drejta dhe kurajoze të mbështetura tek ligjet dhe provat nuk do të jenë vetëm.

Ambasadori tha se në sistemin gjyqësor të Shqipërisë të gjithë e dinë se ka gjyqtarë të korruptuar të cilët duhej të ishin në burg tani dhe nënvizoi se është e rëndësishme që i gjithë sistemi gjyqësor të mos shihet i tërë si korruptiv, por vetëm ata individë që janë të tillë.

"Në një shtet funksional, nuk ka gjë më të rëndësishme se një gjyqësor i lirë e i pavarur. ...Duhet të keni kurajo t’i qëndroni trysnive të ndërmeni vendime bazuar në ligj dhe prova,  dhe më e vështira të keni kurajon të çrrënojsni korrupsionin. Eshtë e rëndëishme që gjithë sistemi gjyqësor të mos shihet i tëri si korruptiv, por vetëm ata individë që janë të tillë”. Edhe presidenti Nishani pranoi se në sistein gjyqësor ka gjyqtarë të korruptuar dhe nënvizoi rëndësinë e marrjes së hapave konkretë në konsolidimin e këtij sistemi por dhe në promovimin e rasteve pozitive.

ARVIZU: DISA GJYQTARE TE KORRUPTUAR SINQERISHT DUHET TE ISHIN NE BURG
Ai foli për një sondazh që kishte bërë vetë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri, dhe përgjigjja më e madhe ishte për korrupsionin tek gjyqësori dhe gjyqtarët.
”Me qeverinë e re kam qenë shumë aktiv dhe kam pasur shumë mundësi të flas me shumë njerëz. Rëndësia e vazhdimit të progresit, promovimi i demokracisë dhe shtetit ligjor ka qenë temat kryesore në çdo takim dhe pyesja se cila është sfida më e madhe e gjyqësorit dhe mendova se përgjigjja e sondazhit ishte korrupsioni në polici. Disa thanë kështu, por jo pjesa më e madhe.

Përsëri besova se disa do të theksonin joefikasitetin në ndjekjen penale. Por përgjigja më e madhe ishte gjyqësori dhe gjykatësit. Ky sondazh nuk mund të jetë fare shkencor por pasqyron atë që pjesa më e madhe mendon në Shqipëri. Pastaj mendova me veten se kjo nuk është e drejtë kundër gjykatësve dhe ne të gjithë e dimë që ka disa gjyqtarë të korruptuar që sinqerisht duhet të ishin në burg tani të gjithë e dimë këtë, por pjesa më e madhe e gjykatësve nuk bien në këtë kategori sepse nuk është thjesht një problem i gjykatësve, por problem i shoqërisë dhe shtetit ligjor ”- tha Arvizu.

ARVIZU: JEPNI VENDIME TE DREJTA. PAS KENI SHBA-ne
Arvizu kërkoi të nënvizonte se korrupsioni është ku është vetëm përgjegjësi e gjyqtarëve, “por kjo nuk do të thotë se nuk kanë përgjegjësi”- tha më tej ambasadori- por është e gjithë strukturës gjyqësore “
Ambasadori i SHBA-së tha se konsolidimi i sistemit gjyqësor është një rrugë e gjatë në të cilën, gjyqtarët nuk janë vetëm por kanë mbështetjen e SHBA-së dhe të ambasadës dhe për ta ilustruar solli një thënie të Jon Roberts kryetarit të gjykatës sonë supreme:  
“Shteti ligjor është si katedralja që duhet ndërtohet me mundim e durim tullë pas tulle. Mesazhi është shumë i thjeshtë: Ju nuk jeni vetëm, nuk duhet të jeni vetëm në këtë udhëtim e ndërsa ndërmerrni vendime kurajoze. Ju do të jeni të sigurtë për mbështetjen e SHBA, e partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vazhdoni të vini këto tulla në sistemin e së drejtës në Shqipëri.”

NISHANI: PO KEMI GJYQTARE TE KORRUPTUAR POR KEMI DHE PROFESIONISTE
Edhe presidenti Nishani pranoi se në sistemin gjyqësor ka gjyqtarë të korruptuar dhe nënvizoi rëndësinë e marrjes së hapave konkretë në konsolidimin e këtij sistemi.

“Jam dakord që mes qytetarëve ka një perceptim kryesisht mbi integritetin dhe pjesërisht profesionalizimin e gjyqtarëve tanë, por unë besoj, se nuk është aspak e drejtë që të përcaktohet e tërë trupa e gjyqësorit me performancën e një numri të caktuar individësh brenda gjyqësorit që nuk  meritojnë jo vetëm të jenë gjyqtarë e prokurorë por meritojnë të ndeshen me padinë penale, hetimin penal. Por unë kam besuar dhe vazhdoj të besoj se kurimin dhe kuruesi më i mirë i sistemit gjyqësor, dhe ndoshta i vetmi, është dhe duhet të jetë vetë komuniteti i gjyqtarëve, sistemi i gjyqësorit.

Nëse do të kemi një set praktikash të unifikuar do të ishte kurajo e madhe e gjyqtarëve të shkallës së parë e të dytë të mos respektonin këto praktika të unifikuara të Gjykatës së L0artë dhe do të ishte rast flagrant.
A kemi të korruptuar në sistem?
Do ta themi me zë të lartë PO

Por kemi dhe gjyqtarë kurajozë të dashuruar dhe të lidhur me profesionin. Hapi i parë do të ishte mbështetja dhe promovimi i individëve pozitive, kjo nuk besoj se do të luftonte korrupsionin por do të inkurajonte pozitivitin. Duhet të mendojmë seriozisht për të përcaktuar hapa konkretë jo thjeshtë teorik e akademikë por të gjithanshëm shumë dimensional ku të përfshihen përmes rekrutimit njerëz më të mirë. Para drejtësisë kush i mohon të drejtën qytetarit dhe ngatërron fuqinë që i jep ligji me intersat personale. Këto janë sfidat jo të një institucioni të caktuar por të tërë institucioneve” – tha Nishani

 
NAÇO: SHQIPËRIA VENDI MË I KORRUPTUAR NË EUROPË
“Publiku ka të drejtë të dijë se si funksionon drejtësia. Transparenca e gjykatave përbën një parim të rëndësishëm që mbështet vlerat themelore. Mungesa e pavarësisë, karrierës dhe transparencës në gjyqësor. Sondazi i USAID, thoshte se 60 për qind e qytetarëve nuk kishte besim tek gjyqësori. Gjithashtu ky sistem ishte i dyti në listë për mungesë transparence. Gjithashtu nga raportet e BE-së, gjyqësori shihet si sektori më i korruptuar. Ndërsa në raportin e Transparence Internacional, Shqipëria humbi 18 vende në indeksin e korrupsionit duke u cilësua vendi më i korruptuar në Europë. Në iniciuam portalin Stop Korrupsionit dhe vetëm për pak ditë janë paraqitur mbi 200 ankesa, duke treguar për besimin që kanë qytetarët. Trajtimi i veprave kriminale nëpërmjet masave parandaluese për bllokimin e pasurisë. Të gjithë bashkë të rrisim transparencën e gjyqësorit, të dixhitalizohet sistemi gjyqësor, të bëhen gjyqet të hapura.”

takimi ne sheratoni
(Në foto: Takimi i sotëm në hotel "Sheraton")

Redaksia online
(sg/acshqiptarja.com)