Arvizu: Ka humbur besimi
Integrimi në dorën tuaj

ELBASAN – Dy ditë pas takimit më kryesocialistin Rama, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka përsëritur apelin e bashkëpunimit për politikën shqiptare.
“Mungesa e bashkëpunimit politik ka kushtëzuar integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Sa i takon kësaj çështje, ne ju mbështesim, por zgjidhja është në duart e politikanëve shqiptarë. Ajo çka ne konstatojmë është se ka një boshllëk besimi mes palëve”, ka deklaruar Arvizu.
 
Arvizu insistoi se në vlerësimin e tij, mënyra se si u mbulua pozicioni vakant i lënë nga zonja Seseri ishte më mirë se sa mënyra si u mbulua posti vakant në KLD. “Ka një boshllëk besimi mes dy palëve dhe ai është përgjegjës veçanërisht sa i përket krizës politike dhe paaftësisë së Shqipërisë për të marrë statusin kandidat”, tha Arvizu

Duke ju referuar Ramës dhe Berishës ai shtoi se “ata janë të aftë të bëjnë marrëveshje dhe të arrijnë marrëveshje. Të ruajmë shpresën se arsyetimi duhet të ruhet. Palët nuk e besojnë njëri tjetrin por duhen pranuar këshillat nga ODIHR-i apo Komisioni i Venecias ndërsa ne do përpiqemi të ndërtojmë besim mes palëve”

TAKIMI ME RAMËN, APEL PËR REFORMËN
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu i bëri  apel partive politike që deri në fund të këtij muaji të gjejnë konsensusin për reformën zgjedhore. Pas takimit me kreun e PS, Edi Rama, ditën e mërkurë në selinë rozë, Arvizu bëri të ditur për medta se temë qendrore e takimit ka qënë reforma zgjedhore. Arvizu bëri të ditur gjithashtu se në takim u fol edhe për zgjedhjen e Presidnetin por edhe për debatin më të fudnit mes mazhorancës dhe opozitës, atë që ka të bëje me mandatin deputetes së PS, Rudina Seseri. Arvizu theksoi se ka progres në disa reforma, por mjaft të tjera nuk po ecin me ritmin e duhur, sic është reforma zgjedhore.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen