Arvizu në Fb:Të gjitha palët janë
përgjegjëse për zgjedhje të lira

Arvizu në Fb:Të gjitha palët janë<br />përgjegjëse për zgjedhje të lira
TIRANË - Ambasadori amerikan Arvizu ka deklaruar sot se të gjitha palët, përfshi KQZ-në, qeverinë, partitë politike dhe kandidatët e pavarur,  janë përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Deklarata e ambasadori amerikan u bë gjatë bashkëbisedimit që ai zhvilloi sot në "Facebook" me qytetarët shqiptarë me temë:  "Act now" - “Premtoj, sepse e dua vendin tim!” për të angazhuar qytetarët në zgjedhjet e reja parlamentare.

"Të gjitha palët përgjegjëse, KQZ-ja, qeveria, partitë politike dhe kandidatët e pavarur",- shkruante Arvizu,-"duhet të veprojnë në mënyra të tilla që të rrisin besimin publik ne proces, dhe si rrjedhim, një rezultat që pasqyron vullnetin e njerëzve në 23 Qershor. Edhe secili prej votuesve ka përgjegjesi. Prandaj dhe une i inkurajoj të gjithë që të nenshkruajnë zotimin "Sepse e dua vendin tim" në faqen e "Facebook" të  "Act now! Nëse të gjithë bëjnë detyrën e tyre, atëherë nuk ka asnjë arsye përse këto zgjedhje të mos jenë më të lirat dhe më të ndershmet në historinë e Shqipërisë".

I pyetur nga qytetarët për qëndrimin e tij ndaj referendumit të pritshëm të 3 ligjeve, Arvizu tha shprehimisht se "Komentet e Komisionerit Fule i japin pergjigje pyetjes tuaj me mire se çdo gje qe une mund te them".

Në dialog nuk kanë munguar edhe përgjigjet me humor të ambasadorit. Pyetjes se a do ta hiqte xhaketën dhe përvishte mëngët, si në zgjedhjet e kaluara lokale, ai iu përgjigj: "Kjo varet se sa nxehtë do të jetë brenda qendrave të votimit".

Rreth orës 11:30, Ambasadori mbylli dialogun me qytetarët shqiptarë, me fjalët: “Falemnderit gjithsecilit për këtë mundësi, që të diskutonim zgjedhjet e ardhshme dhe pjesëmarrjen qytetare në to. Unë inkurajoj fuqimisht këdo që do të shkojë të votojë në 23 qershor (dhe shpreson se gjithsecili do të jetë në gjendje), të kërkojë emrin e tij në lista, kudo që të jetë regjistruar sipas ligjit. Unë dëshiroj të inkurajoj cilindo t’i bashkohet nismës tonë në “Facebook” : “Sepse e dua vendin tim” dhe të vazhdojë të ndajë idetë me pjesën tjetër të komunitetit”.

Njoftimin për pjesëmarrje në këtë bashkëbisedim e ka bërë vetë Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook dhe të iniciativës "Act now".


PYETJE - P
ËRGJIGJET E AMBASADORIT ARVIZU SOT NË "ACT NOW"  

ORA 9:30, ARVIZU: MIRËDITA TË GJITHËVE!

"Po e pres me kënaqësi këtë diskutim. Përpara se të nisim, kam tre kërkesa:

1) Çdo pyetje mbi vizat apo çështjet konsullore - qofshin specifike ose të përgjithshme - duhet të drejtohen tek programi "Pyesni Konsullin" të cilin e organizojmë rregullisht në faqen Facebook të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara;

2) Do t'iu përgjigjem vetëm pyetjeve lidhur me angazhimin qytetar në zgjedhje dhe nismën tonë që shpalosëm kohët e fundit "Sepse e dua vendin tim!" Nëse nuk e keni nënshkruar ende këtë angazhim, ju nxis ta bëni këtë tani. Do të doja të dëgjoja se çdo të donit të bënit për të qenë një pjesëmarrës aktiv në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

3) Ju lutem përpiquni t'i mbani pyetjet sa më të shkurtra dhe specifike të mundshme, në mënyrë që diskutimi të rrjedhë lirshëm. Do të përpiqem t'u përgjigjem sa më shumë pyetjeve të jetë e mundur. Nëse jam i drejtëpërdrejtë, mos u fyeni - thjesht po përpiqem t'iu përgjigjem! Faleminderit!"

Adenil Pjetri
: Përshëndetje i Nderuar! Unë shpesh pyes veten,nisur nga qëndrimi Juaj,nëse ShBA është e interesuar për stabilitet apo për demokraci në Shqipëri?! Sinqerisht Adenili!
Arvizu: Faleminderit per pyetjen tuaj. Me kane pyetur edhe me pare per kete gje dhe gjithmone jam pergjigjur duke thene se une mendoj qe kjo eshte nje ndarje ne dysh jo e vertete dhe fallco. Stabiliteti dhe demokracia nuk jane reciprokisht ekskluzive. Duke folur ne praktike eshte e veshtire te kesh njeren pa pasur tjetren. Ky eshte rasti edhe ne Shqiperi.

James Serious: Pershendetje gjat vitit te fundit kemi patur disa shkelje e te drejta8e per personat me aftesi te kufizuara shkelje qe kan veshtiresuar se tepermi jeten e tyre. Cili eshte opinjoni juaj per kete pse ska nje qendrim te autoriteteve ne shba per keta?
Arvizu: People with disabilities are citizens with rights. For example, I thought the decision by the CEC to deny funding for ramps for wheelchair accessibility at polling stations was regrettable, and I hope it can be revisited.

Inis Bitri: Zoti Ambasador, a mendoni se do te kemi zgjedhje te ndereshme dhe te lira kete vit ndryshe nga vitete e kaluara ?
Arvizu: Te gjitha palet pergjegjese (KQZ-ja, qeveria, partite politike dhe kandidatet e pavarur) duhet te veprojne ne menyra te tilla qe te rrisin besimin publik ne proces, dhe si rrjedhim, nje rezultat qe pasqyron vullnetin e njerezve ne 23 Qershor. Edhe secili prej votuesve ka pergjegjesi. Prandaj dhe une i inkurajoj te gjithe qe te nenshkruajne zotimin "Sepse e dua vendin tim" ne faqen e Facebook-ut te ACT Now! Nese te gjithe bejne detyren e tyre, atehere nuk ka asnje arsye perse keto zgjedhje te mos jene me te lirat dhe me te ndershmet ne historine e Shqiperise.

Edvin Peçi: I nderuar z.Arvizu! Nje nga problemet kryesore ne zgjedhjet shqiptare, me shume sesa votimi eshte procesi i numerimit te votave. Ju vete ju kemi pare duke perveshur menget ne zgjedhjet e fundit lokale, nje veprim qe eshte perkthyer si nxitje ndaj paleve per te zhbllokuar procesin. Cfare mendoni se duhet bere qe shqiptaret te vendosin realisht me vote te lire qeverine e ardhshme, humbesi te pranoje humbjen dhe te mos kete kontestime. Faleminderit!
Arvizu: Edvin - Good to hear from you! During the U.S Presidential election, the outcome was determined a few hours after the polls closed and over 100 million people voted. During the 2011 local elections, I witnessed instances where the political parties were responsible for holding up the vote count. This is unacceptable. It does not contribute to raising public confidence in the integrity of the vote counting process. The more people are confident in the integrity of the process, the more likely they will be to not contest the outcome.

Elvin Luku: Pershendetje, z. Ambasador! Ju vazhdimisht keni bere thirrje qe interesi kombetar te prevaloje mbi interesin partiak, duke kerkuar dialog mes lidereve te dy partive te medha ne Shqiperi. Si e shikoni ju vendimin per referendumin mbi tre ligjet, te kerkuara nga Brukseli zyrtar, per statusin e vendit kandidat?
Arvizu: Komentet e Komisionerit Fule i japin pergjigje pyetjes tuaj me mire se çdo gje qe une mund te them.

Erion Kristo: I dashur z. Arvizu. Une ju falenderoj per iniciativen tuaj. Komunikimi i hapur me publikun eshte e vetmja shprese ne kete kohe kur shpresa per nje jete me te mire dhe per zhvillime demokratike eshte e paket. klasa politike shqiptare nuk reflekton me asnje parim qytetarie, ose te pakten keshtu mendojne shume njerez. Ju dhe SHBA do te ndihmoni ne monitorimin e zgjedhjeve. Si do monitorohen presionet ndaj njerezve, bizneseve, grupeve shoqerore? Si do monitorohet shitja e votes ne kushtet e shtepise? A jeni te gatshem ju dhe SHBA te mos i certifikoni zgjedhjet nese ato nuk jane te lira e te ndershme?
Arvizu: Pershendetje Erion! Une mendoj se ti i di pergjigjet e te gjitha ketyre pyetjeve. Por me lejo qe te perseris: ne po mbeshtesim grupet e vezhguesve, te jashtem dhe te brendshem, si dhe po punojme me KQZ-ne per te ndertuar nje proces transparent te raportimit te rezultateve. Ne zotimin "Sepse e Dua Vendin Tim", ne u kemi kerkuar njerezve qe te premtojne se nuk do te ushtrojne presion tek familjaret e tyre per te votuar ne nje menyre apo ne nje tjeter. Ashtu edhe mbikeqyresit apo personat ne pozicione drejtuese nuk duhet te ushtrojne presion tek vartesit e tyre per te votuar ne nje menyre te caktuar.

Armand Agastra: Hi Mr Ambassador, Just few months ago Mrs Clinton during her visit in Albania said: 'If you want to see democracy working, go to Albania'. I am just curios asking: Where Mrs Clinton gets the information about the democracy in Albania?! I hope she is not watching the News about Albania at TVSH or Klan TV. Regards, Armand Agastra
Arvizu: Une mendoj se pika kryesore qe Sekretarja Klinton donte te percillte ishte se cdo demokraci eshte nje pune ne zhvillim e siper dhe qytetaret luajne nje rol te rendesishem per te siguruar qe kjo demokraci funksionon. Prandaj ne po inkurajojme qytetare dhe individe te mbeshtesin parimet demokratike nepermejt zotimit online. Sa per lajmet, une shikoj TVSH dhe Klan gijthe kohes...por une gjithashtu shikoj Top Channel, News 24, Vizion Plus, Ora, Albanian Screen dhe A1 Report

Armand Agastra: Hi Mr Ambassador, Are you going to take off your jacket and roll up your sleeves again this June?!
Arvizu: Armand Agastra, kjo varet nga sa nxehte do te jete brenda qendrave te votimit.

Besa Trajani Sollaku: I Nderuar Z. Ambasador. Une personalisht i perkas brezit te mesem dhe i kam perjetuar dhe fundin e diktatures se porpletariatit dhe ndryshimet e viteve '90. Nuk kam besuar ndonjehere se individet te sjellin progres per nje komb, por vete kombet sjellin progres. Personalisht kam vleresime regresive per ato cka ka perjetuar ne Shqiperi ne keto dekadat e fundit ne lidhje me shkaterimin e sistemit arsimor, shkatrerimin e sherbimeve ne te gjitha fushat, nivelin e larte te korupsionit ne administrate dhe gjyqesor etj. A mendoni ju se ka ardhur koha qe popullit shqiptar ti komunikohen mesazhet ne menyre me transparente ne lidhje me noten qe merr demokracia dhe politika , te cilet jane pergjegjeset kryesore te niveleve ku renditet Shqiperia sot.
Arvizu: Une mendoj se ceshtja me e rendesishme eshte se kush do i jape forme te ardhmes se Shqiperise? Me konkretisht, kush do ta shtroje rrugen per prosperitet dhe harmoni kombetare? Cfare do te beni ju dhe bashkeqytetaret tuaj? Une ju ftoj qe te nenshkruani zotimin dhe te ndani me ne idete mbi veprimet qe individet mund te bejne per te ndertuar nje Shqiperi me te mire. Margaret Mead, nje antropologe e famshme amerikane, ka thene: "Asnjehere mos dyshoni nese nje grup i ndergjegjshem, dhe i angazhuar qyetaresh mund te ndryshojne boten. Ne fakt, ata jane te vetmit qe e kane bere kete.

Fatjon Kosta: Pershendetje Z. Arvizu! A duhet vendosur kufizimi i mandateve publike deri ne 2 here (deputet, kryetar bashkie, kryeminister, ministra, kryetar partish) ?
Arvizu: Ne Shtetet e Bashkuara, kufizimi i mandateve, nese ekziston, per zyrtaret qeveritare dhe lokale, percaktohet ne menyre lokale. Ne rastin e Presidentit, ashtu sic mund ta dini, Neni 22 i Kushtetutes i kufizon kandidatet ne 2 mandate. Ky eshte nje parim demokratik, i cili mbeshtetet dhe pranohet gjeresisht ne Shtetet e Bashkuara.


"ACT NOW" - INICIATIVË E AMBASADËS AMERIKANE

"Act now" është një iniciativë e mbështetur nga ambasada amerikane, e cila inkurajon qytetarët shqiptarë që të veprojnë dhe zëri i tyre të dëgjohet. Misioni i kësaj iniciative është të nxjerrë në pah dhe të nxisë përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe zyrtarëve të tyre të zgjedhur, që janë duke punuar për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetin e tyre.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tempulli 3/ Detajet nga operacioni antidrogë në Tiranë, sekuestrohet 3.5 kg kokainë, kanabis e heroinë! 10 në kërkim

Tempulli 3/ Detajet nga operacioni antidrogë në Tiranë, sekuestrohet 3.5 kg kokainë, kanabis e heroinë! 10 në kërkim