Arvizu: Presidenti u zgjodh
nga 3 vetë, SHBA e zhgënjye

Arvizu: Presidenti u zgjodh<br />nga 3 vetë, SHBA e zhgënjye
TIRANE -Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, kritikon ashpër procesin e zgjedhjes së presidentit Bujar Nishani. I pranishëm sot në mëngjes në emisionin “Wake up” të Top Channel, Ambasadori deklaron se zgjedhja e presidentit ishte një proces kushtetues por u humb shansi i konsensusit. Ambasadori shkon më tej duke thënë se presidenti u zgjodh vetëm nga tre persona, Kryeministri Sali Berisha, kreu i LSI-se Ilir Meta dhe Kreu i PS-se Edi Rama dhe pranon se SHBA është zhgënjyer nga një proces i tillë. Gjatë emisionit Arvizu i cili ndjen se ka gjak shqiptari shton se: Ambasada do monitorojë procesin e verifikimit të firmave që po bën KQZ.

SHBA: ZGJEDHJA E PRESIDENTIT SHANS I HUMBUR, SHBA E ZHGENJYER
“Zgjedhja e presidentit eshtë zhvilluar në përputhje me Kushtetutën dhe në sistemin shqiptar nuk është një zgjedhje e drejtpërdrejtë popullore, por rezultati është përcaktuar nga vendimet ose mosvendimet e bëra prej tre personave, pra kryetarit te koalicionit qeverisës, zotit Meta dhe opozites. Pra kanë qenë tre persona që kanë vendosur se cfarë të bëhet dhe cfarë të mos bëhet.Duket sikur ka një ndjesi pakënaqësie, pak boshllëk, jo për shkak për të rezultatit, disa kanë për ta pëlqyer disa jo, por mungesa e inputit në procesin që është zhvilluar"- deklaroi Ambasadori Arvizu.

I pyetur se cfarë i zhgënjeu në procesin e zgjedhjes së presidentit meqë nuk mori pjesë në raundin tretë dhe të katërt, Arvizu u përgjigj:

“Raundi i parë ishte i qartë që do digjej. Raundi i dytë e tretë kur ka pasur një mundësi, ndoshta shumë e vogël për të arritur një konsensus, e ndjeva që mund të ishte rast historik, dhe e ndjeva që mund të përfaqësohej në nivelin tim. Në raundin e katërt nuk ishte rasti. Nuk kisha arsye pse të ndryshoja axhendën time të punës, që ishte shumë e rëndësishme, dhe vendosa që të përfaqësohesha me sekretaren e sektorit politik të ambasadës. Megjithatë procesin e ndoqa në tv .. ka qenë një shans i humbur.
I pyetur nëse ishte zhgënjim apo cështje axhende? U përgjigj “Pak nga të dyja”

REFERENDUMI: PO MBAJME NEN KONTROLL PROCESIN E VERIFIKIMIT TE FIRMAVE 
Arvizu komentoi dhe në lidhje me deklaratën e tij mbi KQZ për vonesën në dhënien e përgjigjes mbi referendumin për importin e plehrave dhe replikat nga kjo e fundit se ambasadori duhej të ishte informuar më parë në KQZ sa i takon afatit kohor.  Ambasadori bëri të qartë se po ndjek nga afër çështjen  dhe “do të ishte një marzh i madh gabimi nëse do të ishin 50 mijë firma të falsifikuara”. Arvizu tha se i ka kerkuar ICITAP-it te bashkëpunoje me policine shkencore per te verifikuar nese nga 62 mije firma te mbledhura, 50 mije prej tyre jane te vlefshme per mbajtjen e ketij referendumi.

“Informacioni që kam pasur dhe biseda me shumë persona të informuar rreth kësaj çështje më kanë treguar se afati kohor ka qenë 13 qershori. KQZ tha që do të ishte afati 30 qershor.. kjo është cështje ligjore. Ajo që është kritike është si do të zhvillohet çështja e referendumit. Është një nismë shumë impresionuese. Dua ta bëj të qartë se SHBA nuk marrin një pozicion sa i takon importimit të mbetjeve por është e drejtë e qytetarëve të kërkojnë të ndryshojnë ligjin. KQZ qartësisht ka detyrimin të verifikojë. Ne i njohim organizatorët, kemi bashkëpunuar me ta. Na kanë thënë se duke ditur që mund të nxirren firma të falsifikuara kanë mbledhur 62 mijë firma nga 50 mijë firma që duhen për të kërkuar një referendum. Është një marzh i madh gabimi nëse do të ishim 50 mijë firma të falsifikuara. Kam kuptuar se laboratori shkencor me polinë shkencore po verifikojnë firmat. Jemi kuriozë, do bashkëpunojmë dhe do shikojmë provat “- tha Arvizu.

ARVIZU: KAM GJAK SHQIPTARI
Ambasadori Arvizu i cili e ndjen se ka “gjak shqiptari” shtoi se është e rëndësishme të inkurajojmë ndryshimin e mendësisë së qytetarëve mbi zyrtarët.
“Ka një opozitë por është qeveria llogaridhënënesë ndaj njerëzve jo anasjelltas.... unë kam përshtypjen se njerëzit nuk mund ta ndjejnë që zëri i tyre dëgjohet. Ky është qëllimi ynë, me nismën “Vepro tani” që zëri i tyre të dëgjohet."

ARVIZU: SHFAQJA E AK E FRD E RENDESISHME, PUNONI TE MERRNI QEVERINE QE MERITONI

Duke komentuar situatën politike, Arvizu vlerësi si “të rëndësishme” hyrjen në politikë të partive si Aleanca Kuq e Zi dhe FRD e Gazmend Oketës si elemente të rinj, që megjithëse “mënyra si është krijaur Kushtetua nuk favorizon partitë e vogla, prirjet e nejrëzve janë rritur, sidomos tek të rinjtë që janë të pavendosur dhe më të gatshëm të ndryshojnë votën dhe të mos jetë e njëjtë me familjarët e tyre. “Ekonomia është më e mirë nga rajoni, por nuk është aq mirë, ka disa cështje të rëndësishme që duhen zgjidhur. .të shohim si do të vendoset në zgjedhjet e 2013.

 A është e përshtatshme për shqiptarët shprehja ”Cdo popull meriton qeverinë që ka”. Arvizu mendon kështu:
“Thënia është e vërtetë deri në një farë mase. Një fakt i rëndësishëm është sa kohë ka ky popull në procesin demokratik. Në shqipëri në 21 vite nuk është një periudhë e gjatë kohe, dhe nuk është e drejtë ta krahasojmë me SHBA. ..Shqipëria duhet të jetë më konkuruese në ekonominë globale dhe shqiptarët të punojnë për të marrë sistemin politik që meritojnë”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson