Arvizu: Qeveria ka detyrimin të
bëjë zgjedhje të lira, e arritshmeHoltkemper:Ka tensione politike

Arvizu: Qeveria ka detyrimin të <br />bëjë zgjedhje të lira, e arritshmeHoltkemper:Ka tensione politike
TIRANE -  Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin një ndihmë financiare prej 1 milion USD për organizimin e zgjedhjeve të të lira dhe të ndershme në Shqipëri, 1 milion USD që janë fokusuar në projekte konkrete sipas metodës amerikane të punës.

Këtë fakt e bëri të ditur sot, ambasadori i SHBA-së në Shqipëri,  Aleksandër Arvizu, duke treguar njëherësh edhe tre fushat ku qeveria amerikane do të ofrojë ndihmë.

"Asistenca jonë prej 1 milion USD", - tha Arvizu,-"do të fokusohet në tre fusha: 1) Në asistencë teknike për KQZ-në; 2) Në ofrimin e vëzhguesve vendorë; 3) Në inkurajimin e angazhimit qytetar.

Së pari, në ofrimin e asistencës teknike, KQZ-së. Të gjithë anëtarët e KQZ-së kanë punuar fort për organizimin e këtyre zgjedhjeve, që është një punë e vështirë dhe shumë intensive, e vështirë sidomos për ata që përballen çdo ditë. Për t’u ndihmuar, SHBA ka afruar asistencë në përmirësimin e teknologjisë së informacionit.

Së dyti, do mbështesim koalicionin e vëzhguesve vendorë. Ata kanë bërë një punë shumë të mirë në zgjedhjet e mëparshme dhe siguroj se edhe tani do të bëjnë të njëjtën gjë.

Së treti, do  të inkurajojmë qytetarët të marrin pjesë, të angazhohen në zgjedhje. Media do luajë rol për këtë dhe ajo do jetë e lirë prej trysnive, e lirë të raportojë. Gjithashtu, kemi edhe shoqatat e shoqërisë civile që do ta mbështesin procesin, duke vëzhguar dhe raportuar. Atyre iu afroj mbështetje, pasi puna e të cilëve do jetë me shumë interes për këtë proces. Jam krenar për faktin që ambasada USA ka mbështetur një gamë të gjërë shoqatash; po financojmë 13 projekte të veçanta për zgjedhje, angazhimin e atyre që votojnë për hërë të parë, shoqatat e grave, të personave me kufizime".

Ambasadori amerikan tha në vijim se  “zgjedhjet e sukseshme janë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë. Në mënyrë që ato të jenë të suksesshme, duhet që shqiptarët të jenë aktivë dhe mbështetës për rezultate të drejta dhe transparente. Edhe Sekretarja Klinton tha që të garantoni zgjedhje të drejta dhe të ndeshme, që të japin besim. Nëse ato do të jenë të suksesshme, kjo do të varet prej jush. Duhet të ketë gatishmëri nga të gjitha palët dhe kompromise kuptimplota.

Por, që të shndrrohet në realitet, gjithpërfshirja ka rol kyç, partitë politike kanë rol kyç. Gjithashtu, Qeveria ka detyrimin të zhvillojë zgjedhje transparente, në përputhje me ligjet dhe Kodin Zgjedhor. Nëse  zhvillohen në mënyrë të hapur dhe me gjithpërfshirje, do të rritet besimi i shqiptarëve në integritet. Ndërsa përgjegjësia për zgjedhjet bie mbi shqiptarët, SHBA është e gatshme t’i ndihmojë dhe mbështesë".

Një pikë me interes në fjalimin e diplomatit amerikan ishte organizimi i tri debateve të mëdha me të rinjtë e politikës, një përballje sipas stilit amerikan dhe atij europian.

"Jam i kënaqur t'ju njoftoj që do punohet me përfaqësuesit rinorë të partive", - tha Arvizu, - "punë në debate me probleme konkrete. Shumë prej jush janë të familjarizuar me formatin që përdoret në SHBA dhe mbarë Europën dhe do të jenë drejtues amerikanë ata që do të punojnë me këta të rinj. Debatet i nisim javën tjetër në Shkodër, më pas në Fier dhe finalja e madhe do të zhvillohet në Tiranë. Këta të rinj janë e ardhmja e Shqipërisë dhe drejt tyre duhet të shohim.

Jemi krenarë që mbështesim punën e madhe të të gjithë atyre që përfaqësohen këtu; shpresoj shumë të organizoni zgjedhje të suksshme, mos e shpërdoroni këtë mundësi, thjesht bëjeni të ndodhë!" - përfundoi ambasadori amerikan. 

LLESHI: POLITIKA, PRESION MBI KQZ KUR VENDIMET S’I PËRSHTATEN

Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, që e mori fjalën pas zambasadorit amerikan, u ndal tek debatet brenda KQZ-së, të cilat, sipas saj, iniciohen nga vetë përfaqësuesit e subjekteve politike. Lleshi tha se politika po ushtron presion ndaj KQZ-së.

“Persionalisht më shqetëson, se në shumicën e rasteve debati niset nga përfaqësues të subjekteve politike, të cilët e shikojnë KQZ-në transparente kur vendimet e saj përputhen me interesat e tyre. Subjektet politike të gjejnë kurajo dhe të mos ushtrojnë presion e të vlerësojnë vendimmarrjen e kolegjit. Partitë politike nuk duhet të investohen vetëm me vëninen nën presion të KQZ-së. Përgjegjësia për zgjedhje të lira e të ndershme është e përbashkët”.

BIBA: SHBA TË NA NDIHMOJË DHE PAS ZGJEDHJEVE

Nënkryetari i KQZ Denar Biba i kërkoi SHBA-së të japë ndihmë edhe për procesin pas zgjedhor. “Do të doja që ndihmë juaj të jetë edhë për procesin paszgjedhor. Këtë do e kërkoja dhe për miqtë e shoqërisë civile, pasi misioni vazhdon. Siç thotë dhe Presidenti Obama, zgjedhjet janë të rëndësishme, por dhe periudhat mes dy zgjedhjeve janë po aq të rëndësishme. Votuesit tanë të mos jenë thjesht votues, por qytetarë të përgjegjshëm e ndërgjegjshëm, që të zgjedhin me përgjegjësi individët më të mirë”

PROJEKTET E SHBA PER ZGJEDHJET NE SHQIPERI

Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës Amerikane, mbështet përpjekjet e shoqërisë civile civile që adresojnë aspektet më të rëndësishme të proçesit zgjedhor në Shqipëri, të cilat përfshijnë: nisma ndërgjegjësimi ndaj votuesve; të drejtat dhe përqasja zgjedhore për personat me aftësi të kufi zuar, komuniteti Romë, LGBT-të, dhe grupeve të tjera të pafavorizuara ose pakicave; pjesëmarrjen e grave si votuese dhe kandidate; pjesëmarrjen e të rinjve votues dhe atyre që votojnë për herë të parë; forume qytetare; fushata të medias sociale. USAID/ Albania do sigurojë ndihmë teknike për KQZ në planifi kimin e vlerësimin përgjatë dhe pas zgjedhjeve.

SHBA do të ofrojë mbështetje për Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, që do vëzhgojë gjithë procesin zgjedhor dhe NDI, që do kryejë punë monitoruese ndërkombëtare. Nisma Act Noë-Albanians Coming Together Noë është duke organizuar tre debate parazgjedhore, më 5 prill, 23 prill dhe 3 maj. Pjesëmarrësit në debate-anëtarë të forumeve rinore nga PD, PS, LSI, FRD e AK, do të mbulojnë temat e arsimit dhe punësimit, shtetit të së drejtës dhe luftës ndaj korrupsionit, ekonomisë dhe anëtarësimit në BE.

Ndërsa dje, Arvizu teksa ka marrë pjesë në konferencën e FRESSH “Arsimi dhe punësimi rinor”, e vuri theksin tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Redaksia online
(arsh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor