Arvizu takim me biznesin: Zhvillimi
vjen përmes shtetit të së drejtës

Arvizu takim me biznesin: Zhvillimi<br />vjen përmes shtetit të së drejtës
KORÇË - Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe drejtorja ekzekutive e  Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të Korçës duke u fokusuar tek zhvillimet e fundit ekonomike të këtj qyteti dhe rolin që luan biznesi. 

Arvizu ka theksuar se për të nxitur bizneset e huaja që të investojnë në Shqipëri, nevojitet më shumë transparencë. Ai shprehet s e tendenca e zgjerimit të biznesit kohët e fundit nuk ka ecur aq shpejt sa pritej prej tyre. Ambasadori amerikanë ka tërhequr vëmendjen se është veçanërisht i interesuar për çështjen e decentralizimit dhe reformën territoriale administrative. 

“Një gjë e rëndësishme që ne dëshirojmë është të vazhdojë ecuria e aktivitetit të gjithë biznesit dhe veçanërisht e biznesit që vjen nga jashtë vendit, duke patur parasysh dhe nxitjen e bizneseve amerikane për të ardhur këtu. Mundësitë ekzistojnë, por megjithatë ka nevojë për potencial. Dhe kur flasim për potencial, një nga mënyrat e zhvillimit të tij është nëpërmjet shtetit të së drejtës, çka do të thotë “më shumë transparencë”, ka thënë Arvizu. 

Gjatë këtij takimi ambasadori Arvizu ka prezantuar për bizneset e Korçës drejtorin e ri të misionit të USAID, z.Markus Xhonson, si dhe z. Mark Elinshtain. Ndërsa përfaqësuesit e biznesit të Korcës e kanë njohur ambasadorn Arvizu me potencialete zhvillimit që ka ky qytet dhe sektoret më prioritare.

Fjala e plotë e ambasadorit Aleksandër Arvizu


Është e disata herë që vij në Korçë, dhe gjithmonë e ndjej veten si në shtëpi, kështu që ju falënderoj për ftesën që më bëtë.  Kohët e fundit ne jemi përpjekur që Dhomën Amerikane të Tregtisë ta prezantojmë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. E kemi provuar këtë gjë në disa qytete, dhe unë dua ta prezantoj sërish në Korçë për disa arsye. Së pari, duke shprehur respektin edhe për zonat e tjera të Shqipërisë, rajoni i Korçës ka patur marrëdhëniet më të hershme me SHBA , duke patur parasysh që vala e parë e emigrantëve në Amerikë ka ardhur pikërisht nga kjo zonë. Së dyti, Korça është një qendër e rëndësishme e kulturës, traditës dhe tregtisë. Edhe biznesi ka patur një zhvillim të madh, dhe prandaj ne duam të përqendrohemi sërish në këtë zonë. Për këtë arsye, dëshiroj që të zhvillojmë së bashku një diskutim lidhur me tendencën e zgjerimit të biznesit në kohët e fundit, duke parë që rimëkëmbja ekonomike nuk është aq e shpejtë sa pritej, por që duket se ka nisur. Veçanërisht jam i interesuar për të folur mbi çështjen e decentralizimit dhe temat që lidhen me reformën territoriale administrative.
Para së gjithash, më lejoni që të prezantoj edhe drejtorin e ri të misionit të USAID, z.Markus Xhonson, si dhe z. Mark Elinshtain, që është një nga zyrtarët e lartë të USAID në Shqipëri.  Një gjë e rëndësishme që ne dëshirojmë,  është të vazhdojë ecuria e aktivitetit të gjithë biznesit dhe veçanërisht e biznesit që vjen nga jashtë vendit, duke patur parasysh dhe nxitjen e bizneseve amerikane për të ardhur këtu. Mundësitë ekzistojnë, por megjithatë ka nevojë për potencial. Dhe kur flasim për potencial, një nga mënyrat e zhvillimit të tij është nëpërmjet shtetit të së drejtës, çka do të thotë “më shumë transparencë.   

 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah