ANGLI- Reali i Madridit ka arritur marrëveshjen me Totenhemin për të transferuar mesfushorin e talentuar Gareth Bale për shumën rekord të 120 milionë eurove.
Lajmin për arritjen e marrëveshjes mes dy ekipeve për transferimin e Bale e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle ‘AS’ duke u bazuar te burimet brenda ekipit të Realit të Madridit dhe Totenhemit.
Lajmi gjithashtu konfirmohet edhe nga mediet angleze, të cilat e kanë tashmë të qartë që Bale edicionin e ardhshëm do të veshë fanellën e Realit të Madridit. Por, ajo që bën më shumë përshtypje është shuma prej 120 mln eurove, që brenda saj ka të përfshirë edhe sulmuesin e talentuar të ‘los blankos’ Alvaro Morata.
Zyrtarizimi i Bale në ekipin mbretëror pritet që të bëhet pas datës 11 gusht, atëherë kur dy presidentët do të kenë edhe një takim mes tyre për të firmosur kontratën për transferimin e uellsianit në Madrid. Ndërkohë që Totenhemi ka filluar të lëvizë për të blerë futbollistë të tjerë për të zëvendësuar Balen. Roberto Soldado edhe zyrtarisht është futbollisti i ri i skuadrës së Tottenhamit.
Këtë e ka konfirmuar klubi anglez në faqen zyrtare të saj. Tashmë ish sulmuesi i Valencias, pritet t’i kryej ekzaminimet mjekësore dhe të nënshkruaj kontratën. Soldado shënoi 80 gola në 146 ndeshje të zhvilluara në fanellën e Valencias, derisa për përfaqësuesen e Spanjës ka realizuar 6 gola. Ndërsa në plan të dytë është edhe Luis Suarez nga ekipi i Liverpulit.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com