"As Bush s'arriti me pikturat atë
 që realizoi Rama në New York"

 që realizoi Rama në New York"">
Dikush mund të debatojë se cili vend ka zyrat më të bukura të qeverisë; prarimi i Elize, Kremlini si fortesë, Salla e madhe e popullit në Pekin. 

Por asnjë lider nuk ka zyrë si ajo e Edi Ramës, kryeministrit shqiptar. Mure të mbuluara me qindra pikturëza, abstraksione ku spirale e bërthama janë veshur me ngjyra. Kjo është veshja murale e zyrës me pikturat e bëra nga vetë kryeministrit, citon 'The Guardian' duke i kushtuar një artikull të gjatë kryeministrit shqiptar.

Nëse arti nuk e bën dot politikën më të arsyeshme, politika me marrëzinë e saj ndonjëherë mund të bëjë artin më të mirë”, shprehet Rama për ‘The Guardian’, prestigjiozen britanike që ka sjellë një përshkrim të portretit të tij.

Rama është një gjë e rrallë; jo një politikan me prirje artistike, por një artist në pushtet”.

Si një ish-profesor i artit ai nuk kishte qëllim të bëhej personazh publik, por kur e bërim, ai sigurisht nuk e braktisi fillim karrierën e tij.

‘The Guardian’ më pas i ka kushtuar vëmendje ekspozitës që Rama hapi këto ditë në New York.

Është i pari kryetar qeverie në detyrë që siguron një ekspozitë në një prej galerive më të njohura në botë: edhe George W Bush, që nisi të pikturojë pasi la presidencën, nuk shkoi më larg se një ekspozitë në librarinë e tij në Dallas”.

Prestigjozja nuk lë pa përmendur aksionin e Ramës për të lyer me ngjyra të ndezura godinat në Tiranë kur ishte kryebashkiak.

Ngjyrat e qytetit nuk ishin art për mua. Ishte një aksion politik me ngjyra. Për shkak se nuk kishim shumë para për të bërë projekte të mëdha ndërtimore. Kur u bëra kryebashkiak, në qytet funksiononin vetëm 78 drita rrugësh. Imagjino të pyesësh njerëzit se çfarë ngjyre e do godinën tënde. Do të thonin: Q… Ishte mënyra më e hollë për të thënë se nuk kishte interes kjo gjë”, thotë Rama, duke shtuar se aksioni dha frytet duke rivitalizuar qytetin.

Por kjo solli një efekt zinxhir që unë as nuk imagjinova dot. Pas ndërtesat morën ngjyrë, njerëzit nisën të heqin qafe rrënojat nga dyqanet e tyre. Në rrugët me ndërtesa të pikturuara ne kishim mundësi 100% të mbledhjes së taksave, ndërkohë që mbledhja e taksave zakonisht ishte vetëm 4%. Njerëzit  pranuan të paguajnë pjesën e tyre për qytetin, sepse ata e kuptuan se me ngjyrat ekziston qyteti".

Artikulli shkruan më tej se, Rama nisi të vizatonte kur ishte në Ministrinë e Kulturës.
Nuk mund të gjeja një mënyrë për të mbijetuar në këto takime të gjata. Vizatimi më ndihmonte për të dëgjuar. Vetëm më vonë kam lexuar studime që tregojnë se vizatimi përmirëson përqendrimin dhe ul stresin,” thotë Rama.

Sipas gazetës, Rama akoma punon në zyrë.
Njeriu më i fuqishëm vizaton në fletë A4,” shkruan 'The Guardian'.

Shqipëria është akoma e varfër. Korrupsioni mbetet endemik, edhe pse Rama ka bërë progres. Por Tirana të paktën është në lëvizje. Të rinjtë pinë birrë në hijen e godinave me ngjyra dhe sheshi i madh i qytetit po kthehet në idil për këmbësorët. Nën udhëheqjen e Ramës. Shqipëria është duke trokitur në derën e BE, shumë vende duan të bashkohen, pavarësisht hijes së Brexit- edhe pse kohët e fundit negociatat janë ngadalësuar”.

Ne shpresojmë që të fillojnë negociatat për martesë dhe shpresojmë që BE-ja të jetë atje, kur ne të jemi gati për t’u bërë nuse”, shprehet kryeministri.

Mendoj se politika është beteja e jetës së përditshme. Dhe arti është si një lutje”.

Artikulli në mbyllje shkruan se ekspozita e Ramës në New York do të qëndrojë e hapur deri më 23 Dhjetor.

[gallery]19666[/gallery]
 
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull