Në bilancin katastrofik të betejës elektorale të 14 majit, Sali Berisha dhe Ilir Meta rrezikojnë të fitojne vetëm 6 kryebashkiakë nga 61.  Vetëm në 2019, kur nuk morën pjesë në votime arritën të bëjnë më keq se kaq. Mes 6 bashkive të fituara e vetmja që ka një farë vlere simbolike është Himara dhe jo vetëm se kryebashkiaku fitues ndodhet në burg me akuzën e shitblerjes së votave, por sepse në fund të fundit edhe atë bashki nuk e fituan ata, por grekët. Meta dhe Berisha pranuan të mbështësin një kanditat të kompromentuar edhe para se të përfundonte në burg, i cili nuk i jep llogari Tiranës, por Athinës. Gjuha zyrtare e mitingjeve të tij është greqishtja dhe politika e tij do të jetë helenike dhe jo shqiptare.

Duke parë diferencën minimale të votave dhe tendencën e Belerit dhe të mbështetësve të tij politikë për të manipuluar rezultatet, është e mundur që skedat të rivotohen. Nëse rezultati do të konfirmohet zyrtarisht, Berisha dhe Meta do të kenë përgjegjësinë politike se i dorezuan Himarën një admministrimi grek. Nëse rezultati nuk do të konfirmohet, pas bastioneve historike si Shkodra, Kukësi apo Kucova, dhe pas qyteteve të tyre të lindjes, Tropoja dhe Skrapari, do të humbin edhe bastioni e tyre greke.