Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, ka adresuar deklarata të forta ndaj ish-koleges së saj, Marjana Koçeku, pas largimit të kësaj të fundit nga grupi parlamentar socialist. Në emisionin “Off the Record”, Çakërri deklaroi se Koçeku nuk tregoi guximin politik për të dorëzuar mandatin e deputetes që, sipas saj, e ka fituar falë Partisë Socialiste.
“Me kalimin e ditëve u qartësova akoma më shumë se çfarë po ndodhte që nga momenti i parë i daljes nga grupi parlamentar, ku nuk u tregua aq burrneshë sa të jepte dorëheqjen nga mandati i fituar nga PS, i dhuruar nga PS”, u shpreh deputetja socialiste.
Në një deklaratë, Çakërri solli edhe një varg të njohur të Dritëro Agollit për të ilustruar, sipas saj, sjelljen e ish-deputetes.
“Më kujton Dritëro Agollin kur thotë: ‘E mbajta në krah tërë ditën. Edhe zemër i dhashë… Mbahu! Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: Më rrahu!’ Kjo është shprehja më e saktë”, deklaroi ajo.
Deputetja socialiste sfidoi hapur Koçekun që të testojë mbështetjen e saj elektorale jashtë siglës së PS-së.
“E ftoj të dalë të konkurrojë me kecat se as kecat nuk do ta votojnë. Nuk kam parë asnjë kauzë dhe nuk kam parë asnjë prononcim tjetër”, tha Çakërri në Off The Record me Andrea Dangllin.
Deklaratat vijnë në një moment kur largimi i Neomalësores nga grupi parlamentar i PS-së ka ndezur debatet politike, ndërsa socialistët po përpiqen të minimizojnë peshën politike të këtij akti, duke e cilësuar si një lëvizje individuale pa mbështetje reale elektorale.
Ndërkohë, përplasja mes dy deputeteve pritet të ushqejë më tej debatin publik mbi arsyet dhe pasojat e shkëputjes së Koçekut nga mazhoranca.
Komente










Nje histori e vjeter Vlore. Kur u ndertua fillimisht Spitali Psikiatrik ne Vlore viti 1921 (me duket se ishte Dr. Ali Mihali qe e ndertoi me shpenzimet e tij). Shkuan Paria dhe populli ta shifnin dhe peruronin. Thote njeri : "Shume i vogel ky Spital Psikiatrik per Vloren. As per Çakerrajt nuk mjafton." Ne Vlore jane fisi me perqindjen me te larte te cmendurish dhe budallenjsh
Përgjigju