Të mërkurën në orën 12:30 do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Mbledhja, e thirrur nga kryeministri Edi Rama, do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku do të marrin pjesë deputetë e ministra të mazhorancës socialiste.

Report Tv ka zbardhur edhe axhendën e mbledhjes, në fokus të së cilës do të jetë Prania Besnike dhe Pasqyrë Albania.

Mbledhja vjen pas debateve të fundit në mbledhjen e grupit të PS për reformën territoriale, ku Edi Rama paralajmëroi për përjashtim Erion Braçen nëse do të votonte kundër.

AXHENDA

12.30 Hapja e Mbledhjes

- Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSH, Taulant Balla.

- Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

Raportime

- Raportim mbi ecurinë e PRANISË BESNIKE.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

- Prezantim i PASQYRA ALBANIA.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Konkluzione

- Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

- Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

Lajm në përditësim....